Kodra e Miniatorëve
Vendndodhje në afërsi të Mitrovicës
Kodra e Miniatorëve ndodhet në pjesën veriore të qytetit në një kodrinë në afërsi të Mitrovicës. Në këtë lagje që numëron mbi 100 shtëpi banojnë kryesisht familjet e miniatorëve, që ishin nga viset e largëta, (pjesa dërrmuese nga Shala e Bajgorës) të cilët për shkak të kushteve të vështira të jetesës u shpërngulën nga vendlindjet e tyre dhe u vendosën këtu. Gjatë luftës në Kosovë, shumë shtëpi u dogjën nga forcat serbe. Pati edhe të vrarë, mirëpo këmbëngulësia e banorëve të kësaj lagje ndikoi që të kthehen shumica e tyre dhe të jetojnë në shtëpitë e tyre përkundër shumë rreziqeve dhe pasigurisë.[1]
Referime
Redakto- ^ Azemi, Avni (2015). Toponimet e Mitrovicës. Prishtinë: Lena Grafik. ISBN 978-9951-663-35-9.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)