Është quajtur Kodra e Rilindësve për shkak të eshtrave të pesë figurave të njohura gjirokastrite që prehen aty. Emrat më të shquar të historisë së Shqipërisë, Andon Zako Çajupi, Çerçiz dhe Bajo Topulli, Pandeli Sotiri dhe Koto Hoxhi. Pesë patriotët e rilindësit e shquar, për shërbimin e madh të kryer ndaj vendit u mendua që të preheshin të gjithë së bashku në të njëjtin vend. Ndërkohë, për nder të tyre, pranë varreve u ndërtua edhe një obelisk. "Lavdi kujtimit të rilindësve, që me penën dhe pushkën e tyre ngritën popullin në luftën për liri". Këto janë fjalët e shkruara në obeliskun kushtuar rilindësve të shquar, që ndodhet në qytetin e Gjirokastrës.