Kolë Suma ose Niccolo Summa, i njohur në histori ndryshe Kolë Heqimi (Shkodër, 1765 - Venedik, 1832) ishte ndër të parët shqiptarë të laureuar për mjekësi në Venedik, mjeku personal i disa vezirëve Bushatllinj si dhe konsull nderi i Britanisë së Madhe në Shkodër në kohën e Perandorisë Osmane.

Biografia Redakto

U lind më 1765 në Shkodër, i dyti ndër tre vëllezër: Jaku i afërt me Bushatllinjtë dhe i përmendur konsull i Venedikut në Shkodër, Simoni njihet si farmacisti i parë shqiptar. I ati Mark Jak Summa përmendet që në shek. XVII ndër tregtarët më të mëdhenj që kishte Shkodra asokohe.[1]

Kola ndoqi dhe kreu shkollimin në Itali dhe në Venedik u laureua Medicinae Doctor. Pasi u kthye në vendlindje në moshë të pjekur, u bë mjeku personal i vezirëve Ibrahim dhe më pas Mustafa Reshit Pashës.[2] Përveç mjekësisë, pasi i vëllai Jaku ndërroi jetë më 1817, u bë konsull i Britanisë së Madhe.[3]

Më 1820 u martua me të bijën e Kolë Gjinajt, po ashtu një familje tregtare shkodrane. Administroi pasuritë dhe tregtinë e familjes dhe me emrin e tij lidhen disa mikrotoponime në Shkodër, si livadhi i Bërdicës, prozhmi i Oblikës, shtëpia e Plumbit, vila në plazhin e Ulqinit etj. Shoqëroi vezirin Mustafa Pasha në fushatën e Vidinit të Luftës Osmano-Ruse, prej ku u kthye i lodhur dhe i mori leje konsullit të përgjithshëm britanik të shkonte për mjekime në Venedik, ku ndërroi jetë më 1832.[2]

Ditë moderne Redakto

Shtëpia e familjes Suma ende qëndron dhe karakterizohet nga arkitektura e Shkodrës.[4][5]

Referime Redakto

  1. ^ Suma, Terezina (2003). Familja Suma. Florimont. fq. 19. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ a b Suma 2003, pp. 60-62.
  3. ^ Suma 2003, p. 29.
  4. ^ https://books.google.se/books?id=Dkc5AQAAIAAJ&q=Kol%C3%AB+Heqimi+mjek&dq=Kol%C3%AB+Heqimi+mjek&hl=sv&sa=X&ved=0ahUKEwiz4bDz2evMAhVEkSwKHRm1BBAQ6AEIHTAA
  5. ^ http://www.bksh.al/adlib/scripts/wwwopac.exe?DATABASE=catalo&OPAC_URL=%2Fadlib%2Fbeginner%2Findex_al.html&LANGUAGE=2&%250=200043602&LIMIT=50