Kolishtati
Kolishtat (greqisht: Κολετσάτιον/Koletsátion) është fshat në qarkun i Çamërisë, Greqi.
Kolishtat
Κολετσάτιον | |
---|---|
Fshat | |
Emri i banorëve | Kolishtaqot |
Gjeografia
RedaktoNga veriu Kolishtat kufizohet me Shëmrizën, nga juglindja me Psakën, nga lindja me Skupicën dhe nga perëndimi me Peshtanin.
Toponimet të fshatit Kolishtat:(Kjo nuk është një listë e plotë të toponimeve për këtë fshat. Për më shumë informacion, shih shënimin më poshtë)[1]
- Arat e Fitezës – ara, në V.
- Faqa e Kupucës - faqe mali, në V.
- Faqa e Ngushtë - faqe mali, në L.
- Faqa me di hunda - faqe mali, në J.
- Klisha e Kolishtatit – kishë, në J.
- Kondizma – kondizmë, në V.
- Kroi i Kolishtatit – krua, në qendër.
- Prroi i Arezës - përrua, në P.
- Rrap’ i Kroìt - rrap i madh te kroi i Kolishtatit, në qendër.
- Rrapi i Burrit - ka qenë një rrap shekullor që sot nuk ekziston. Thonë se nën hijen e tij mund të mrizonin 2000 kokë bagëti. Vendin ku ka qenë rrapi e ka pasur si pronë kolektive fshati i Shëmrizës.
Demografia
RedaktoFamiljet në fshatin Kolishtat:[2]
Mitro (Sholi Mitro), Nifandiu (Shull Nifandiu), Kico (Shorto Kico), Çoto (Lako Çoto), Kiço (Thoma Kiço).
Lidhje të jashtme
RedaktoBurimet
Redakto- ^ Fatos Mero Rrapaj, Fjalori Onomastik i Epirit, Eurorilindja, Tiranë, 1995, f. 173. Shënim: Për shkak të luftës së ftohtë, komunizmit dhe kufirit të mbyllur, studiuesi Fatos Mero Rrapaj nuk ishte në gjendje për të mbledhur një listë e plotë të toponimeve së fshatrave shqipfolës ortodokse. Informatorët e tij ishin shqiptarë muslimanë, të cilët kishin ndërveprime të vogla me këto fshatra. Tregoi: Avdul Jakup Gjuzeli, 71 vjeç, tregëtar, autodidakt, nga Margëlliçi, refugjat i vitit 1944, sot me banim në Tiranë. Tiranë, më 30.8.1973
- ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 173.