Shëmriza
Shëmrizë (greqisht: Σεμερίζα/Semeríza ose Σενμερίξα/Senmeríza) është fshat në qarkun i Çamërisë, Greqi.
Shëmrizë
Σεμερίζα | |
---|---|
Fshat | |
Emri i banorëve | Shëmrizjot |
Gjeografia
RedaktoNga veriu Shëmrizë kufizohet me Vratilën, nga jugu me Kolishtatin, nga lindja me Skupicën e Njihorin dhe nga perëndimin me Dramësin. Fshati Shëmrizë e merr emrin nga shënjtori Shën Mëria dhe pas kohës së gjatë, emri i fshatit është shkurtuar prej formës Shën Mëria në Shëmrizë.[1]
Toponimet të fshatit Shëmrizë:(Para Luftës së Dytë Botërore)[2]
- Ar’ e Glatë - arë e ullinj, në V.
- Ar’ e Gumës - vend gropë e pyll me skafa, në V.
- Ar’ e Korbit - arë, në V.
- Ar’ e Muharremit – arë, në V.
- Ar’ e Mullirit – arë, në V.
- Ar’ e Vakëfit – arë, në V.
- Arat’ Muhtarenje (Arat e Muftarenje) – ara, në V.
- Bir’ e Arës Kroit - birë e madhe, në P.
- Birthi - kodër që është e rrafshët në krye dhe që ka ara e pemë frutore, në L.
- Bokrrimat (Bokërrimat) – bokërrima, në V.
- Bregu i Gjinit – breg, në P.
- Bregu i Birthit – breg, në JL.
- Bregu i Lëmit - breg, në L.
- Bregu i Vreshtave – breg, në L.
- Bretaréja – arë, në J.
- Bunë/a - baçë me ullinj, në L.
- Burim i Gurëve - burim me ujë të ftohtë, në VP.
- Burim i Vulistrave – burim, në L.
- Cjepurri – arë, në L.
- Çep i Klizës Gravës – arë, në V.
- Çezm e Rripave – arë, në P.
- Çubari – arë, në V.
- Dërgura – vend guror dhe bira, në V.
- Drras’ e Çarë - dërrasë guri e madhe e çarë në mes, në J.
- Drras’ e Kolishtatit - pyll me një sterrë brenda tij, në L.
- Drras’ e Lushit – shesh, në L.
- Drras’ e Sipërme - hajsomér, vend i shtruar me gurë, në L.
- Dhahna - faqe kodre me ullinj, në L.
- Faq’ e Badhrave (Faqe e Badhrrave) - faqe mali me lisa, në V.
- Faq’ e Gjerë (Faqa e Gjërë) - faqe mali, në L.
- Faq’ e Mirthit (Faqa e Mirthit) - faqe mali, në JL.
- Folej’ e Pulbardhës – shkëmb ku kishte ndërtuar folenë pulbardha, në L.
- Folej’ e Stravatoit - shkëmb, në L.
- Fundi i Bokërrimave – bokërrima pranë një përroi, në V.
- Golnica - mal i madh me lisa, në VL.
- Gonica - faqe mali me lisa, në VL.
- Gorric’ e Migladhesë - faqe mali, në V.
- Gorric’ e Petiladhit - gorricë e madhe në mal, në V.
- Grav’ e Madhe - shpellë, në VL.
- Grav’ e Shëmrizës – shpellë, në VP.
- Grav’ e Vogël – shpellë, në VL.
- Gropa - vend gropë me ullinj, në L.
- Gropçago - vend shkëmbor me pyll, në L.
- Gur’ i Mjalcës - shkëmb ku ka qenë një bletë, në V.
- Gur’ i Stan Vellës – pllajë, në V.
- Hjeja e Gravës - faqe mali, në L.
- Hjésa e Pillit - faqe mali, në L.
- Hosi - brinjë, në J.
- Kalaj’ e Birthit - gërmadhë kalaje në një kodër, në JL.
- Kallogjeri - gërmadhë manastiri në një rrëzë mali, në L.
- Klish’ e Bezës - gërmadhë kishe në fund të majës së Rovit, në JL. Kjo kishë ka qenë e Ledhezës, njij vendbanimi të vjetër që sot ekzistojnë gërmadhat, në L.
- Kllap’ e Likovunit - faqe mali shkëmbore, në L.
- Kokomaro/e/a - pyll me përrall, në V.
- Kopro/ua – pyll me përrall e ullinj, në L.
- Krevatina (Kravatina) - arë, në V.
- Kroi i Bezës - krua, ara e ullishte, në V.
- Kroi i Birbilit - krua, në J.
- Kroi i Kallogjerit - krua, në L.
- Kroi (i) Rrapait - krua, në J.
- Kroi (i) Shëmrizës - krua, në JL.
- Kroi (i) Thatë - krua, në V.
- Kroi (i) Xhamisë - krua, në J.
- Kroi (i) Zonjës - krua, në J.
- Ledheza - mure të rrëzuara të njij vendbanimi të lashtë në JP. Flitet se aty ka lerë Pirrua, mbreti i Epirit, por më tepër thuhet se ka lerë në fshatin Ledhezë të Gumenicës.
- Lëm’ i Gurtë - lëmë, në V.
- Lëm’ i Gjërë - lëmë i gurtë, në V.
- Lëm i Kallogjerit - lëmë, në L.
- Lëm i Maksutit - lëmë, në P.
- Lëm’ i Muharremit - lëmë, në qëndër.
- Lëm i Xhamisë - lëmë, në J.
- Lisat e Golnicës – pyll me lisa në mal, në VP.
- Lis i Arës Vogël - arë me një lis pranë në mal, në VL.
- Lis i Lekës - arë kur dikur pranë saj ka qenë një lis, në V.
- Lis i Xhamisë - lis, në J.
- Lulet e Beesë - ara, në V.
- Mal’ i Kupucës - majë mali, në J.
- Mal’ i Rovit - majë mali, në J. Në fund të kësaj maje ndodhet kisha e Bezës.
- Mjaltëza - shkëmb ku dikur ka ndënjur një bletë, në P.
- Monet e Vlemenjet (Monet e Vlamenjet) - mone bagëtish, në J.
- Monet e Xhixho Gjonit - mone të vjetra bagëtish të një farë Gjoni që s’mahet mënd, në J.
- Palomullithi - dikur ka qenë një mulli i vjetër, sot arë, në V.
- Prrejt e Lamenje - përroje, në L.
- Prroi Bunave - përrua, në L. Ky përrua lidhet me këtë gojëdhënë: “Në kohë të veliçanëve (venecianëve) erdhën kusarët ka Njihuari për të vjedhë bagëti ne Prroi Bunave. I thotë djali babës: Ja shih baba, ki mëndjen e shi mos vinë kusarët e na marrën bagëtinë e të më zgjuaç. Dhe atë natë erdhën kusarët, po baba nuku e zgjoi djalin se mos i vritej dhe tha me vetëhe “më mirë të më marrin dhitë se sa të më vrritet djali” Po djali u zgjua kaha qëntë që lehën dhe i tha të jatit: Çi soj nuku më zgjove çeç?, dhe mori dufejnë e me bët mori kusarët prapa. Si që pa një kusar që i feksi pallacka, e qëlloi dhe e la nglatur bë dhe, edhe një tjetër e Ia plasur si të parin dhe ati u vu sinuari me fshatin e Njihuarit. (Refit Ademi).
Tregojnë se në kohën e venecianëvet disa kusarë nga Njihori erdhën për të vjedhur bagëti të Përroi i Bunave. Një natë djali i një bariu që kish bagetitë aty i thotë të jatit: “Ki mëndjen baba, se mos vinë kusarët të na marrën bagëtinë dhe të më zgjuash. Dhe rastësisht atë natë erdhën kusarët, por i ati nuk e zgjoi të birin se mos i vritej dhe tha me vete “Më mirë të më marrin dhitë se sa të më vritet djali”. Por djalin e zgjuan qentë që lehën dhe ky i thotë të jatit: Si baba ti nuk më zgjove? Dhe mori armët dhe ndoqi kusarët nga prapa. Kur pa një nga kusarët që po i ndriçonte pallaska në errësirë, e qëllon duke e lënë të vdekur në tokë. Edhe një tjetër e goditi dhe e Ia të vdekur dhe aty u vu kufiri i Shëmrizës me fshatin Njihorit. (Hasan Bilal Hasani).
- Prroi (i) Cjepurit - përrua, në JL.
- Prroi (i) Druve - përrua, në L.
- Prroi (i) Hosit - përrua që mban ujë dimër e verë, në J.
- Prroi (i) Malit - përrua, në L.
- Prroi (i) Qafës - përrua, në L.
- Prroi (i) Rodhit - përrua, në L.
- Prroi (i) Shtogut - përrua i thellë, në L.
- Qaf’ e Petiladhit - qafë e veshur me përrall e mërete, në L.
- Qaf’ e Prerë - qafë, në L.
- Qaf’ e Thanës - qafë, në L.
- Radhejt - varg shkëmbor, në L.
- Radhoi Xarrë – brez shkëmbor, në L.
- Rova - ara e pyje, në P.
- Rraha - përrua, në L.
- Rrahet - rrahë, në V.
- Rrahu i Golnicës - pyll, në VP.
- Rrap i Kroit - rrap shekullor, në P.
- Rrap i Shëmrizës - rrap i madh në qendër të Shëmrizës. Aty vinin për të veruar qytetarë nga Gumenica.
- Rrap i Xhamisë - rrap pranë xhamisë, në J.
- Spitharet e Arës Madhe - spitharë, në L.
- Shadaneja - ara e ullinj, në L.
- Shesh i Bardhë - shesh, në V.
- Shesh i Butë – shesh, në V.
- Shesh i Math – shesh, në V.
- Shkallët e Petiladhit - rrugë malore, në V.
- Shtrung’ e Arës Madhe – shtrungë e gurtë, në V.
- Shtrung’ e Bregut - shtrungë e gurtë, në V.
- Shtrung’ e Arës Vogël - shtrungë e gurtë, në VL.
- Ullit e Kiçit – ullinj, në L.
- Varr i Pillit – arë, varr i vjetër, në L.
- Verdhëza – arë, në L.
- Verret - varret e fshatit, në L.
- Vështi – vësht me ullinj, në L.
- Vulistra – burim, në V.
- Xarra - faqe mali me pyll, në L.
- Xhamia e Shëmrizës - xhami e fshatit, në qender.
Demografia
RedaktoFamiljet në fshatin Shëmrizë:(Para Luftës së Dytë Botërore)[3]
Agaçenj, Brahiménj, Deménj, Hasanatë, Hoxharénj, Kaçalarë, Laménj, Maksuténj, Meçatë, Meçoratë (fis’ i shuar), Muftarénj, Osmanénj, Sejdillarë, Tahirénj.
Lidhje të jashtme
RedaktoBurimet
Redakto- ^ Albert Riska (2013). “The Christian Saints in the (Micro)toponymy of Albania”. Anglisticum Journal (IJLLIS). 2. (3): 168, 171."Saint Mary, Shën Mëría, the mother of Jesus Christ. Shën Mëria [ʃən məria] (Saint Mary) is one of the most widespread cults in our country and this becomes obvious if you notice the large number of churches dedicated to her (Elsie, 2000).It appears as a toponym all over Albanian territory: in Kukës, in Lezha, Gramsh, Elbasan,Librazhd, Pogradec etc. It also appears several times in Çamëri (Haxhihasani, 1975)..... Even proper names of the Saints, which have become part of toponyms, appear with developed forms. In the most part they were introduced into Albanian from Latin, and comparing the Albanian and the Latin forms makes it clear that they have been subjected to important phonetic developments, as with other borrowings from the Latin language. So, just to create an idea, we could just analyse these toponyms: Shëmrizë has – mri- as root morpheme: (Shë – mri – zë),which is the developed form of the name Maria."
- ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 219-222; 390-392. Treguan: 1) Hasan Bilali (Hasani), dtl. 1924, vjeç 50, bari, autodidakt, nga Shëmriza, refugjat i 44-ës. sot banon në Durrës. bledhur 1970 dhe me 13.5.1973. 2) Hujsejn Isuf Huso. 75 vjeç, bari analfabet, nga Shëmriza, refugjat i 44-ës. sot banon në Durrës. 3) Refit Tahir Ademi, vjeç 65, bari, analfabet, nga Shëmriza, refugjat i 44-ës, sot banon në Rogozhinë. Durrës. me 13.5.1973.
- ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 219.