Njihori (Sul)
Njihor (greqisht: Νεοχωρίου/Neokhórion) është fshat në qarkun i Çamërisë, Greqi.
Njihor
Νεοχωρίου | |
---|---|
Fshat | |
Popullsia | |
• Gjithsej | 488 |
Gjeografia
RedaktoNga veriu Njihori kufizohet me Mininën, nga jugu me Skupicën, nga lindja me Selanin dhe nga perëndimi me Bedelenin e Koriqanjin.
Toponimet të fshatit Njihor:(Para Luftës së Dytë Botërore)[1]
- Ahmetëla – arë. Dikur ka qenë pronë e të vesë së Ahmetit.
- Allonaqi - arë, në L.
- Arëgropat – ara, në P.
- Ar’ e Madhe - ara, në P.
- Ar’ e Madhe - arë, në J.
- Argëleja - ullinj të egër, në P.
- Bacanaj - ara në faqe mali, në P.
- Bokrrim’ e Gjuhudisë - bokërrimë, lerë e ara, në JP.
- Bostani - arë që dikur është mbjellë bostan, sot me ullinj, në V.
- Bregogjinet – brigje, në J.
- Bregu i Hajsomerit – breg, në qendër. Aty pleqtë e fshatit mblidheshin për të kuvenduar.
- Bregu i Konakut – breg, në J.
- Brinja – brinjë, në P.
- Burim’ i Bikës – burim, në J.
- Burim i Rrapit Çobolit - burim rrëzë një rrapi, në P.
- Burim i Karjanit – burim, në L.
- Çep’ Shkëmbit – shkëmb, në L.
- Çobola - lëmë me disa ullinj përreth, në P.
- Çombola – qafë, në L.
- Çavot – ara, në J.
- Dërgjoni - ara në mal, në P.
- Drizareja - rrugë e kullotë ku ka driza, në L.
- Dhimitërla – arë.
- Dhimostrati – ara, në L.
- Gërmadha - gërmadhë, në L.
- Gogë (Goga) - arë, në J.
- Golnica - mal, në P.
- Gorric’ e Bastriut - gorricë e madhe në faqen e malit ku shplodheshin udhëtarët, në V.
- Gorric’ e Kumakut - vend ku dikur ka qenë një gorricë e vjetër.
- Gorric’ e Petiladhit - gorrica dhe ara, në JP.
- Grava - ara e ullinj, në J.
- Grav’ e Bacanait - shpellë që nxen afro 600 kokë bagëti t’imta, në P.
- Grav’ e Jor Filit - shpellë në mal, në JL.
- Grav’ e Klishës – shpellë, në P.
- Grav’ e Koklit – shpellë, në V.
- Grav’ e Lazenje - shpellë me ara përreth dhe disa ullinj, në J.
- Grav’ e Nisisë – shpellë, në VP.
- Grav’ e Vathrave - birë e thellë në tokë, në J.
- Grebeniku – kullotë, në L.
- Grebeniti - kishëzë dhe një kullotë, në L.
- Grik e Vidhit - pyll me vidha.
- Gumat – ara.
- Gurët e Dashit — ara.
- Gur’ i Qiftit — shkëmb, në qendër ku qëndronte skifteri.
- Gjihurta – arë.
- Gjodede (Gjodeda) - faqe mali, në P.
- Gjuhurda — hurdhë ku jipnin ujë bagëtive, në J.
- Hasanko – arë, në JL.
- Hisko - arë ku ndodhet edhe një gërmadhë manastir, në L.
- Jiftat — ara.
- Jurte – kopështë, në J.
- Kaçape – ara.
- Klisha Shënparashqevi — kishë.
- Kllëçe - ara.
- Kojdhele - udhë e vjetër, në P.
- Kokëla - ara e kullotë, në L.
- Kondatet - ara dhe një burim, në L.
- Kondatë - ara që djersijnë ujë, në L.
- Kondizma - kondizmë anë një rruge këmbësore, në J.
- Korita - shpellë dhe një arë afër saj, në L.
- Kroi Liçit – krua, në L.
- Kroi Lisit — krua, në L.
- Kroi Math - krua pranë gërmadhave të një manastiri, në J.
- Kroi Muhtarit - krua pranë një pylli, në VP.
- Kroi Rrapit Kushes – krua, në L.
- Kullure – ara, në L.
- Lagësira - ara, në J.
- Lëm’ e Mushahut – lëmë.
- Lakr’ e Agait – arë.
- Lëm’ e Habilit – lëmë, në qendër.
- Lis i Meçit – troje të vjetëra e ara, në L.
- Lis’ i Peronës – lis në mal, në P.
- Lis’ i Vathajt — Iis, në J.
- Llanxanai — ara në mal, në L.
- Mal’ e Shkodrës Njihorit – majë, në P.
- Manurai – përrua, në L.
- Mejtepi - ndërtesë që dikur në kohën turke ka qënë mejtep.
- Miraja e Xhamisë — kullotë, ish pronë e xhamisë, në JP.
- Monet e Cilit - mone në vend shkëmb, në L.
- Mulliri i Hiskos — mulli drithërash, në L.
- Mulliri Hoxhës - mulli i xhamisë së fshatit, në L.
- Ngjol i Beut - vend që u takonte fisit të dëgjuar të dinenje.
- Nisi e Njihorit — arë pranë lumit Kalama, në P.
- Ollanaqi – ara, në V.
- Paloskupica - shtëpi të vjetëra rrëzë malit.
- Pekulet – ara.
- Petiladhi – kullotë, në JL.
- Pezulet e Koços – ara, në L.
- Pill i Bacanait – pyll, në P.
- Pilli Llaxana – pyll, në J.
- Pill i Prroit Thellë – pyll, në L.
- Pllajej’ e Shkodrës - kullotë që ka qenë pronë e xhamisë, në P.
- Pllotarea – shesh, në P.
- Prralli - ara, në J.
- Prroi i Koklit – përrua, në L.
- Prroi i koritave – përrua, në L.
- Përroi i Miç Dukës – përrua, në JP.
- Prroi i Shkëmbit — përrua, në L.
- Prroi i Thellë – përrua, në L.
- Qaf’ e Brinjës - vend ku ka pllaka guri, në V.
- Qaf’ e Lak Beut - qafë ku janë dhe disa ara, në L.
- Qaf’ e Njihorit – qafë, kodrinore, në J.
- Qaf’ e Petiladhit – qafë, në L.
- Qaf’ e Thanës — qafë mali, në J.
- Qiurët – qivure, në L.
- Rrap’ i Çobolit - rrap i madh ku mrizonin bagëti, në V.
- Rrap’ i Kushes — gërmadhat e një manastiri ku është dhe një rrap i madh, në J.
- Rrap’ i Math — ara, në J.
- Rrokoli – ara, në J.
- Skamineja — kullotë, në L.
- Soira – ara, në J.
- Soir’ e Meçit - stan i vjetër, në L.
- Stan i Koklit - stan i vjetër, në L.
- Stan i Sheshanjit - stan i vjetër në mal ku janë dhe disa ara, në P.
- Stan i Vllahut — stan i vjetër i një vllahu që s’i mbahet mend emri.
- Shallaqe - bregore ku mblidhesin pleqtë për të biseduar, në qëndër.
- Shega – arë.
- Shesh i Math — vend shesh në malin e Golnicës, në P.
- Shënparashqevia - kishë ku bëhej panair një herë në vit.
- Shkodra — shkëmb e ara faqe mali, në P.
- Shkoza - ara, në L.
- Shtëpit’ e Koçulit - gërmadha në fshat.
- Shuraqi.
- Ujët e Kondatit — burime që dalin nga toka, në L.
- Varikoi — ara, në J.
- Varr i Maksutit — varr i vjetër, në JL.
- Vathëra — kullotë në mal, në J.
- Vllahu — kullotë, në J.
- Xhaferëla — ara në fushë, në J.
Demografia
RedaktoFamiljet në fshatin Njihor:(Para Luftës së Dytë Botërore)[2]
Myslimanë: Dautenj, Kasimenj, Lezenj, Pashenj, Qemalenj.
Krishtera: Bikenj (Kristo Biko), Burmenj (Vasil Burma), Bushaqenj (Vangjel Busha), Çavenj (nga Çavo), Çili, Çilenj, Çinjenj (Vangjel Çina), Koçenj (Vangjel Koça), Kokenj (Zoi Koka), Tashenj (Theodhor Tashi).