Koriqanji
fshat në Greqi
Koriqanj (greqisht: Κορίτιανη/Korítiani) është fshat në qarkun i Çamërisë, Greqi.
Koriqanj
Κορίτιανη | |
---|---|
Fshat | |
Emri i banorëve | Koriqanjot |
Gjeografia
RedaktoNga veriu Koriqanji kufizohet me lumin Kalama, nga jugu me Shemrizën nga lindja me Njihorin, nga veriperëndimi me Rrëzanjin dhe nga jugperëndimi me Bedelenin. Para Luftës së Dytë Botërore, Koriqanj kishte këto lagje: Gropa dhe Xhoxherri.[1]
Toponimet të fshatit Koriqanj:(Para Luftës së Dytë Botërore)[2]
- Ar’ e Glatë – arë, në mal, në L.
- Badallànjet – ara, në V.
- Bokërrima – bokërria, në V.
- Bostan i Dhimitër Çavos – burim, në P.
- Bregu Hajsomerit – breg, në V.
- Brinjat - brinja, në J.
- Burim’ Bregut Lagësirës - burim, në V.
- Burim i Bostanit – burim, në P.
- Burim i Gjihaskarit - burim, në L.
- Burim i Lagjiloshit – burim, në V.
- Çuka - kodër me pyll, në L.
- Dardhëza – arë, në P.
- Foleja - faqe mali shkëmbore, në P.
- Grava - shpellë, në L.
- Grik’ e Gjihaskarit - grykë, në J.
- Grav’ e Musait - shpellë, në P.
- Grav’ e Sotir Cilit – shpellë, në P.
- Grav’ e Shkëmbit Kuq - shpellë, arë e pyll, në L.
- Grop’ e Stananos - pyll, në J.
- Gropat e Meleqit - vende gropa, në P.
- Hajsomeri - vend ku mblidheshin pleqt’ e fshatit, në V.
- Hardhina - ara, në V.
- Hund’ e Sinanit – kodër, në J.
- Hund’ e Stananos - hundë në mal, në P.
- Jurti - ara me ulli, në L.
- Kalamài - Lumi i Kalamait, në V.
- Klishëza – kishë, në L.
- Klishëza në Pillin e Gërrmadhës - gërmadhë e lisa, në L.
- Kodr’ e Lëmënjëve – kodër, në L.
- Konopic’ e Ullirave - kullotë e ullinj, në L.
- Kopaçet – ara, në P.
- Kopaçeza - arë pranë lumit Kalamait, në V.
- Kroi – krua, në P.
- Lagjilòshi - kodër, në V.
- Lëm’ i Lazenjëve – lëmë, në J.
- Lofatëza - kullotë në brinjë mali, në L.
- Lofatëza – pyll, në L.
- Lumi Kalamait - lumë, në V.
- Llakat - ara më në një grykë, në P.
- Mali Bregut – bregore, në V.
- Mali Folezës - faqe mali, në L.
- Mal’ i Glatë - mal’ i Koriqanjit, në P.
- Mal i Kupucës – mal, në L.
- Mesohund/i - kullotë e xhamisë, në J.
- Mesovun’ i Gurit Glatë - rrugë me dredha (kojdhele), në P.
- Prroi Gjihàskarit - përrua mali, në L.
- Prroi Hardhinave – përrua, në V.
- Purthëlat - përrua midis arash, në V.
- Radhoi Gravës - brez shkëmbor e pyll, në V.
- Rrahu - kullotë e ullinj, në J.
- Spithar’ i Folesë - spithar në një shkëmb ku pinin ujë barinjtë, në P.
- Stan’ i Gravës - shpellë, në P.
- Sterrat – ara, në L.
- Sterreza - sterrë e arë, në V.
- Shesh’ i Klishës - sheshi i kishës, në qendër.
- Shkëmb’ i Liqaresë - shkëmb në brinjë, në L.
- Shpatëzat – ara, në L.
- Shpella – shpellë, në P.
- Shtëpi e Rushitit – gërmadhë, në P.
- Shtrung’ e Arës Pashkut – shtrungë në mal, në J.
- Shtrung’ e Lëmënjes - shtrung’ e vjetër në mal, në J.
- Ullit e Paskos - 4 ullinj, në J.
- Urazt - ara, në J.
- Vaja në Hardhinë - va lumi, në V.
- Vaja në Kopaçe - va lumi, në V.
- Vaj’ e Vratilës - va lumi, në V.
- Verret e Xhamisë – varre, në qendër.
- Vështi – vesht, në V.
- Vreshta - ara, në L.
- Xhamia e Koriqanit - gërmadhë e xhamisë së fshatit të djegur nga grekët më 1913, në L.
- Xhongua – kodër, në P.
- Zallishte - vende zall në fushë, në V.
Demografia
RedaktoFamiljet në fshatin Koriqanj:(Para Luftës së Dytë Botërore)[3]
Myslymanë:Begàtë, Bejlérë, Lazénj.
Krishterë:Çavénj (Çavo), Çavokoçër, Direkénj, Koçenj, Nopulejtë, Paskalejtë, Thanasejtë.
Burimet
Redakto- ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 173.
- ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 174-175. Treguan: 1) Haziz Hamdi Banushi, 67 vjeç, bujk, analfabet, nga Koriqanji, refugjat i vitit 1944, sot me banim në Lushnjë. 2) Ahmet Shuaipi, 60 vjeç, ish bari, sot bufetjer, autodidakt, nga Koriqanji, refugjat i vitit 1944. Sot banon në Durrës. 1973
- ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 173.