Bedeleni
është fshat në qarkun i Çamërisë, Greqi
Bedelen (greqisht: Μπετελένιον/Betelénion) është fshat në qarkun i Çamërisë, Greqi.
Bedelen
Μπετελένιον | |
---|---|
Fshat | |
Emri i banorëve | Bedelenjot ose Bedelenas |
Gjeografia
RedaktoNga jugu Bedeleni kufizohet me Sharatin, nga lindja me Koriqanjin, nga perëndimi me Dramësin, nga jugperëndimi me Peshtanin dhe nga veriu me lumin Kalama.
Toponimet të fshatit Bedelen:(Para Luftës së Dytë Botërore)[1]
- Ara e Kollopriftit - arë në mal, ku ndodhen disa gërmadha, në V.
- Ara e Kominit - arë, në J.
- Ara e Mersinit - arë, në L.
- Ara e Migulit – arë, në J.
- Balli i Arës - shesh e mone bagëtish, në L.
- Balli i Dushkut – pyll, në J.
- Bira e Gravanit - shpellë, në V. “Kjo ka klënë shpellë hajdutësh dhe ishtë strehuar Gravani, një kapetan hajdutësh. Aty janë gjetur para të vjetra, një kup’ ari dhe gjalpinj ari”.
- Bira ne Buza — shpellë, në V.
- Birat e Mingladhezës - shpellë në mal, në V.
- Breg i Malit – breg, në P.
- Bregu i Mesëm - breg, në J.
- Buzat - faqe mali shkëmbore, në V.
- Faqa e Kroit - pyll i madh, në JL.
- Fluarthi - ara, në JL.
- Grika e Shkozës - luginë, në J.
- Gurët e Trreshë - gurë të mëdhenj e kullotë, në V.
- Guri i Glatë - gur i lartë, në L.
- Hunda e Samines – kodër shkëmbore, në V.
- Hunda e Stananos - hundë mali, në L.
- Hunda e Shkëmbit Dhafnës - majë mali, në JL.
- Hundat e Shpellave - pesë shpella, në J.
- Jurtet - ara e baça me fiq, në P.
- Kalaj’ e Malit Glatë - kala e vjetër, në P.
- Kémat Mal - brinjë në mal, në L.
- Kroi i Ariut — krua në mes të një pylli, në JL.
- Ksaret – mal, në JL.
- Lëm i Beut - kodër e vogël e veshur me dushk, në L.
- Mal i Glatë – mal, në P. Mal i Bedelenit dhe i Peshtanit.
- Monej’ e Dhive - mone e gurtë dhe stan, në V.
- Monet e Shuaipit – shpat, në L.
- Ne Burimat e Hoxhës – burim, në J.
- Ne Perét - sterra, në L.
- Palostani – shpat, në P.
- Parasporet - ara e ulli, në JL.
- Peramë – kullotë, në V.
- Perët – kullotë, në L.
- Pill i Trobës - pyll, në P.
- Pllaj’ e Raqit - pllajë, në V.
- Port’ e Gravës - shpellë, në V.
- Pus’ i Ademit - pus i vjetër, në J.
- Pus’ i Arës - pus në mal, në L.
- Pusi Përtej - pus ku mernin ujë, në L.
- Pus’ i Trobës – pus, në JP.
- Qaf’ e Dardhës – qafë, në L.
- Qaf’ e Malit - qafë, në P.
- Radhoi Madh - varg shkëmbor në Malin e Glatë, në P.
- Rrahu i Shtogut – pyll, në JP.
- Rripat - ara e ullinj, në V.
- Rripat e Dushanit – ara, në J.
- Sope - vend shkëmbor e kullotë, në V.
- Spitharët - vende gropa që mbajnë ujë, në JL.
- Shesh i Koritës - shesh në mes të pyllit, në J.
- Shkallazët - rrugë në mal që kalon për në Dramës, në P.
- Shkémjet e Garos – bregore, në J.
- Shkëmbi Dharnos - breg shkëmbor, në J.
- Shkëmb i Kuq - shkëmb, në V.
- Shkëmb i Madh – shkëmb, në P.
- Shkëmb i Sopes – shkëmb, në V.
- Shtrung e Gurtë - shtrungë e vjetër prej guri, në L.
- Shtrung e Reshitit - shtrungë e gurtë, në JL.
- Troba – pyll, në J.
- Themua – bregore, në J.
- Vërtopthi - ara në pyll, në J.
- Vreshtat' - ara, në V.
Demografia
RedaktoFamiljet në fshatin Bedelen:(Para Luftës së Dytë Botërore)[2]
Çuçenj, Bellenj, Sherifenj.
Lidhje të jashtme
RedaktoBurimet
Redakto- ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 150-151.Treguan: 1) Elmaz Husi, 65 vjeç, punëtor, analfabet, refugjat i 1944-ës. 2) Qazim Mersini, 63 vjeç, punëtor, pensjonist, analfabet, refugjat i 1944-ës, nga Bedeleni. 3) Xhevdet Malaj, 45 vjeç, punëtor, me arsim 7 vjeçar, nga Sharati i Çamërisë, refugjat i 1944-ës, sot me banim në Vlorë. Vlorë. më 10.12.1969.
- ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 150.