Dramës (greqisht: Δράμεση/Dhrámesi) është fshat në qarkun i Çamërisë, Greqi.

Dramës
Δράμεση
Fshat
Emri i banorëveDramësjot

Gjeografia

Redakto

Nga veriu Dramësii kufizohet me Rrëzanjin, nga perëndimi me Peshtanin e Salicën, nga lindja me Koriqanjin dhe nga jugu me Kolishtatin.

Toponimet të fshatit Dramës:(Para Luftës së Dytë Botërore)[1]

  • Ar’ e Haskos - arë në mal, në L.
  • Ar’ e Kondit – arë, në P.
  • Arapëla – arë, në L.
  • Arazt e Meros - brezarë me fiq e dardhë, në L.
  • Ardhina - arë në fushë, në L.
  • Argëlezat - kodër që e ka dheun të kuq, në L.
  • Astimistat – ara, në L.
  • Bakçeja – arë, në L.
  • Bari i Farmekosur — faqe mali, ku bari dikur kishte qenë i helmatisur dhe fshatarëve u kishin ngordhur bagëtite, në P.
  • Birat e Guvavet - shpellë me vrimë nga të dy anët, në P.
  • Bishtdhelpat - faqe mali e veshur me sfakë, në P.
  • Bregu i Gravës - breg ku ndodhet një sterrë, në V.
  • Bregu i Kumkuqeve – breg, në L.
  • Bregu i Meçes - breg, në L.
  • Bregu i Mesëm – breg, në P.
  • Bregu i Mullirit - breg, në L.
  • Bregu i Prrarit - breg i veshur me ullinj, në L.
  • Bregu i Strrele - breg, vend stërrall, në V.
  • Bregu i Shulashit - breg, në L.
  • Bregu i Vilaze - kodrinë me ullinj, në L.
  • Bregu i Vogël - kodër që kishte formë të rrumbullakët, në L.
  • Çòkalli - ara e ullinj, në L.
  • Çoli - kullotë, në L.
  • Çumbàri - breg, në P.
  • Dërras e Diells - faqe mali me gurë, në L.
  • Djepeza - vend shkëmbor në mal, në P.
  • Drizareja - vend me driza, në L.
  • Dùmazt - are, në L.
  • Dushku - shesh e kullotë, në V.
  • Faqa e Gorricase - kullotë ku kishte gorrica, në P.
  • Fikthi - kullotë në mal ku ish një fik i vjetër, në V.
  • Fiqa e Hajros – arë, në L.
  • Folej’ e Birbilit - shkëmb ku kishte folenë bilbili, në P.
  • Frreshëret - ara, në L.
  • Fundi Argëlezave - kodër në rrëzën e malit, në P.
  • Fund i Kodrës – bregore, në L.
  • Furrazt - përrua me shpella të vogëla, në P.
  • Gonej’ e Hates – arë, në L.
  • Gonej’ e Shemos - arë, në L.
  • Gorric’ e Trapit - gorricë në një vend grykë, në L.
  • Gorricazt - kodër e butë me ullinj e dardhë, në L.
  • Grava – sterrë, në L.
  • Grav’ e Bidos - shpellë në shkëmb, në L.
  • Grik’ e Kroit - grykë ku ka qenë një krua, në L.
  • Grop’ e Haxhiut - vend gropë, në V.
  • Gropat - vende gropa, në L.
  • Gruzat - ara, në L.
  • Gura – ara, në L.
  • Gurët e Sadikut - kullotë në një këmbë mali, në L.
  • Gurët e Trreshë - shkëmbënj në mal, në P.
  • Gur i Glatë - gur 5 m. i gjatë, në qendër.
  • Gur i Kuq - gur i kuq në formë të rrumbullakët, në L.
  • Gur i Shilave - gur 1 m. i lartë, ku shplodheshin ata që vinin të ngarkuar me dru, në L.
  • Guvazt - bira në një shkëmb përroi, në L.
  • Hajsomeri - çukëz në mal, me fiq e ullinj, në L.
  • Halebùshëla - arë afër lumit Kalamait, në L.
  • Huplat - ara e ullinj, në L.
  • Kallovreza – arë, në L.
  • Këmb’ e Pusit - këmbë mali, në V.
  • Këmb’ e Vidhit - këmbë mali, kullotë, në V.
  • Klishëlat – ara, në L: “duan të thënë se atje ka pasë klisha”.
  • Kodr’ e Shùbashit – kodër, në L.
  • Kodrat – kodra, kullota bagëtish, në L.
  • Kokomara - pyll në mal, në L.
  • Konopica - arë në fushë ku ka shumë konopica, në L.
  • Kopësht i Minesë - ara e ullinj, në P.
  • Koprreza - stan i vjetër në faqe mali, në P.
  • Kreu i Përroit - krye përroi, në V.
  • Kreu i Rafésë - pllakë shkëmbore, në V.
  • Kroi i Dùmase - krua i vogël e arë, në L.
  • Kroi i Haskos - burim, në L.
  • Kroi i Vogël - krua e ullinj, në L.
  • Kronj e Bidos - arë, në L.
  • Kronje - burim, në L.
  • Kronjet - krua e ara, në L.
  • Kumbismat - kullotë në mal, në L.
  • Kumkuqet - ara, në L.
  • Lédhezt - gërmadha të vjetra, ku në një vend buron ujë, në L.
  • Lëm’ i Duràte - lëmë i vjetër me gurë, në V.
  • Lëm’ i Fasllinjarëve - lëmë i vjetër me gurë, në V.
  • Lëm’ i Sulénje - lëmë i vjetër me pllaka guri, në P.
  • Lëm’ i Zhamaràte — lëmë i vjetër me, pllaka guri, në P.
  • Lisëlat – ara, në L.
  • Lis i Dhogës - kreu i malit që ndan vendin me Peshtanin, në P.
  • Lis i Gropës - vend gropë në mal ku ka qenë një lis i madh, në P.
  • Lis i Thatë – lis, në P.
  • Luca - lerë ku pinin ujë kafshët, në P.
  • Lumi – lumë, në L.
  • Mal i Glatë - mali i Dramsit, në J.
  • Manaçi - rripa me ullinj, në L.
  • Manastiri - gërmadhë manastiri, në L.
  • Mejdanet – shesh, në L.
  • Mejdanthi - shesh i vogël në mal, në V.
  • Mullire - gërmadha mulliri e arë, në L.
  • Nikolléshat – ara.
  • Palaréza - arë, në P.
  • Petranjet - arë në mal, në L.
  • Pezulet - arë, në L.
  • Pill i Hajros - pyll me ullinj, përrall etj., në P.
  • Potaméja - arë, në L.
  • Prroi Boços – përrua, në L.
  • Prroi Hosit - përrua mali, në V.
  • Prroi Zhapëtores - përrua, në V.
  • Puset - burim e ara, në L.
  • Pusi në Varikua - pus ku pinin ujë qetë, në L.
  • Qaf’ e Llukmanit - qafë, në L.
  • Qaf” e Malit - qafë në Mal të Glatë, në P.
  • Qafat e Qafëz - ara, në L.
  • Rrahu i Mustafait - gropa me pyje e ullinj, në L.
  • Rrahu i Tenes - faqe shkëmbore e pyll, në L.
  • Rrapi i Madh - që ka një burim pranë, në L.
  • Rrënjat — ara, në L.
  • Spartaréja - vend me gjeshtra, në L.
  • Spithar i Drrasave – spithar, në L.
  • Stan i Vejkos — faqe mali, në P.
  • Stérreza - burim që del nga sterra, në V.
  • Shesh i Glatë – shesh, në L.
  • Shesh i Madh - shesh e ara, në L.
  • Shesh i Poshtanikës - shesh ku ka poshtanika, në V.
  • Shkallët e Gurit Glatë - shkallë shkëmbore, në L.
  • Shkëmbeza – shkëmb, në L.
  • Shkëmbi Petranjëve – shkëmb, në L.
  • Shkoza - arë e kullotë, në L.
  • Shtëpi e Gjursos - gërmadhë e ullinj, në L.
  • Shtrung’ e Malit Glatë - shtrungë.
  • Shtufëza – bokërrimë, në L.
  • Tarabolica - këmbë mali, në V.
  • Trapi - rripa e ara, vend guror, në L.
  • Tumaguri - tumë guri, në V.
  • Thekrëza – arë, në L.
  • Urdha (urdhja) - kullotë dhish, në P.
  • Vaj e Lumit në Zboqe - va lumi, në L.
  • Vaj e Xhongut - va lumi nën një hundë, në L.
  • Variketë — ara në fushë, në L.
  • Varikua – arë, në L.
  • Varr’ i Vasilit - varr i vjetër, në L. “Ki Vasili thonë se ka klënë një kusar me bisht, që vij e vidh e nuk e zij dot njeri me dorë, pëstaj u vra ka fshati i Dramsit”.
  • Varr’ i Zerkos - varr i vjetër, në L.
  • Vilaz - ara me ullinj, dardha e fiq, në L.
  • Vreshtat - dikur vreshta, sot ara, fiq dardha etj, në L.
  • Xarr’ e Manàçit - pyll me përrall, në L.
  • Xhongu – arë, në L.

Demografia

Redakto

Familjet në fshatin Dramës:(Para Luftës së Dytë Botërore)

Lista e familjeve të mbledhura nga Fatos Mero Rrapaj: Ahmetatë (sot ne Turqi), Hoxhenjtë, Metenjtë, Milenj (sot në Itali), Pilavatë (Pilavi), Sulénjtë, Zhamaratë, si edhe Balinjarë, Drenjatë, Duratë, e Gegatë (ky i fundit i emigruar në Turqi).[2] Familjet e tjera ishin: Abdurrahmanët, Elmazi, etj.

Lidhje të jashtme

Redakto

Burimet

Redakto
  1. ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 153-156. Treguan: 1) Avdurrahmën Muharrem Avdullai, 77 vjeç, bari, analfabet, nga Dramsi, refugjat i vitit 1944. Sot me banim në Shkallnuar të Durrësit. 2) Gazali Mersin Mustafai, 65 vjeç, bari, analfabet, nga Dramsi refugjat i vitit 1944. Sot me banim në Shkallnuar të Durrësit.
  2. ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 153.