Vratila
Vratilë (greqisht: Βρατίλια/Vratília) është fshat në qarkun i Çamërisë, Greqi.
Vratilë
Βρατίλια | |
---|---|
Fshat | |
Emri i banorëve | Vratilot |
Gjeografia
RedaktoNga veriu Vratila kufizohet me lumin Kalama, nga jugu me Shëmrizën, nga lindja me Mininën dhe nga perëndimi me Rrëzanjin.
Toponimet të fshatit Vratilë:(Para Luftës së Dytë Botërore)[1]
- Allotopi - ara, në P.
- Ar’ e Gjonit - arë, në P.
- Armadha - arë, në P.
- Arplaka - arë, në P.
- Bacanai - faqe mali, në L.
- Bajlat - ara, në P.
- Basharanjet - ara e ullinj, në P.
- Bishtëlat - ara të vogëla, në V.
- Burim i Kaninës - burim në një pllajë me ullinj, në VL.
- Burim i kroit - burim, në VL.
- Burim i Prrishur - burim, në V.
- Çep’ i Rripave - ara, në J.
- Ferrameja - arë e vogël, në L.
- Frashëri - përrua, në L.
- Gërmadha - faqe mali, në L.
- Golnica - kullotë në mal, në L.
- Gorric’ e Shametit - arë, në L.
- Grav’ e Ariut - shpellë, në L.
- Grava e Sinisë - shpellë afër qendrës.
- Grav’ e Ulkut - shpellë e vogël, në L.
- Gravat – pyll, në J.
- Grop e Kaninës - pyll me argëlidha, në V.
- Gur i Prerë - shkëmb i ndarë më dysh, në VL.
- Gur i Sallatës - shkëmb ara e ullinj, në VL.
- Gur i Shqipjes – shkëmb, në VL.
- Gushazt - ara të vogëla, në L.
- Këce - ara, në P.
- Këcera - ara, në VP.
- Këmbë e Glatë – brinjë, në L.
- Kliza - gërmadhë, në L.
- Kondolezat - pyll me përrall, në P.
- Kondoresha - arë, në P.
- Kufaneri - ara me një pus pranë, në P.
- Lëmënjt e Gravës - lëm pranë një shpelle, në L.
- Lëm i Kondos - lëmë, në qendër.
- Lëm i Kroit – lëmë, në L.
- Lëm i Mustafait - lëm afër qendrës.
- Linameja - ara, në P.
- Lis i Ballit - faqe mali, në L.
- Lis i Shqipjes - lis i vjetër, në L.
- Lumi Kalama - lumi i Kalamait, në V.
- Mal’ e Gurit - majë, në L.
- Mal’ e Palit – majë, në L.
- Manastiri - gërmadhë manastiri, në V.
- Mali Xarrë - faqe mali, në L.
- Muhametëla – arë, në V.
- Muxga - arë, në V.
- Palostani - stan i vjetër ku dimëronin bagëtitë, në L.
- Përroi Thatë - përrua, në P.
- Përroi Zales - përrua, në P.
- Potameja - fushë, në V.
- Potamera të Buta - ara, në V.
- Pulëbardha - arë, në L.
- Puse - puse afër qendrës.
- Pus i Kacidhjarit - pus, në V.
- Pus i Muhametit - pus, afër qendrës.
- Pus i Rushit Mezanit - pus, në V.
- Qaf e Cepit Rripave - qafë, në J.
- Qaf’ e Kaninës - qafë që kalon për në Paramithi, në V.
- Qeramareja - arë, në P.
- Qeramidhet - arë, në P.
- Qiprat - ara, në P.
- Quteteza - gërmadhë, në V.
- Raq i Kondolezës - kodër, në J.
- Raq i Lëmit - kodër, në L.
- Rraha - ara e ullinj, në L.
- Rripa - ara, në P.
- Rripat e Mezanit - ara, në P.
- Shkarp e Shkurtër - pyll, në J.
- Varret - varre, në P.
- Vau Lumit - va lumi, në V.
- Vau në Varri i Plakës - va, në V.
- Verrezt - varre, në V.
- Vrojneja - ara, në P.
Demografia
RedaktoFamiljet në fshatin Vratilë:(Para Luftës së Dytë Botërore)[2]
Dalipenjtë, Gjonenjtë, Manenjtë, Muhametatët, Mustafajtë, Nustrenjtë, Rexhenjtë, Sufejtë.