Njësia administrative Kallmet
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Kallmeti është një krahinë në rrethin e Lezhës që shtrihet poshtë vargmalit të Velës dhe në fushën Shkodër-Lezhë ose siç i thonë ndryshe Fusha e Zadrimes.[1]
Njësia administrative Kallmet |
---|
Historiku
RedaktoNjë gojëdhënë e vjetër thotë se dikur ky fshat ishte i mbuluar nga uji, i cili duke u pakësuar la pas lym e balte që ndikoj ne rritjen e kallamit te egër ose kallamit, bime kjo qe i dha këtij vendi emrin Kallmet.
Kallmeti është një vendbanim i lashte. Gjetjet arkeologjike ne të gjithë shtrirjen e fshatit tregojnë se këtu është banuar që nga periudha e gurit të ri e deri në antikitetin e vone. Edhe pas pushtimit romak popullsia vazhdoj te banoje këtu dhe krijoj kulturën e saj të veçante.
Këtë e dëshmon varreza mesjetare e gjetur tek ullishta e Gjek Simonit (shekulli 6-8 e.s.).
Vazhdimësia e jetës se këtyre banoreve në Kallmet nuk u ndërpre, ata krijuan kulturën e tyre, kristalizuan tiparet dalluese duke e bere këtë fshat një njësi etnografike te veçante ne rrethin e Lezhës. Dalluese është veçanërisht veshja e grave dhe e vajzave me rroba krejt te bardha (vazhduese e veshjes Ilire).
Kallmetasit janë bujq dhe vreshtarë të mire, ata krijuan varietetin e rrushit kallmet, fasulen me emrin kallmet dhe ullirin kokërr madh që përmendet në literaturën shkencore bujqësore. Në Kallmet janë ngritur monumente të kulturës si Kisha e Eufemise e shekullit 13-te. Kisha e Eufemise është vend i shenjte, këtu vijnë besimtare për pelingrinazh nga gjithë Lezha dhe me larg çdo te premte apo feste fetare. Gjithashtu Kisha Eufemia është vlerësuar nga Këshilli i Qarkut Lezhë si monument i rëndësisë se veçante.
Një monument i kohës tone është zbukurimi i brendshëm i kishës se Shën Kollit.
Në Kallmet linden dhe punuan njerëz te shquar si Frang Bardhi, Dod Koleci, Prend Suli, Luigj Bumçi, etj.
Ne vitin 1671 Kallmeti kishte 35 shtëpi (katolike) me 350 fryme. Disa familje u larguan dhe u vendosen ne fshatin e sotëm Kallmet tëe Tiranës të cilët janë te besimit islam. Kallmeti përbehet nga këto lagje : Kliçe, Markanokaj, Ndregjonaj, Nduemarkaj, Blush, Mapreç, Gjatore, Çanak, Haber, Kolsimonaj, Luzhe, Kolpepaj, Pemaj, Fushe e Madhe. Popullsia ka një rritje te madhe progresive. Ajo merret kryesisht me bujqësi dhe blegtori dhe është e lidhur shume me vendin e saj.
Kallmeti ka qene treve e kuvendeve dhe e veprimtarive patriotike për zonën veriore.
Kujtojmë : nisjen e Lezhjaneve për mbrojtjen Hotit e Grudës kundër malazezeve ne prill 1880.
Këtu kane ardhur Ded Gjon Luli e Bajram Curri.
Kallmetoret kane luftuar për liri dhe pavarësi. E rëndësishme është lufta në Zallin e përroit te Rraboshtës me 18 maj 1912 kundër ushtrisë Turke ku mbeten te vrare 35 ushtare osmane. Në këto luftime dhanë jetën kallmetoret : Pjeter Ll. Ndoj, Lazer Pata, Gjon Koleci dhe Prend Mapreçi te cilët janë shpallur dëshmore te pavarësisë.
Gjate luftës Nacionalçlirimtare 84 kallmetore u rreshtuan me brigadën 24 partizane.
Nga bombardimet gjermane ne Kallmet mbeten te vrare 2 partizane italiane dhe 1 (një) kallmetor Ndue S. Nikolli.
Pas viteve 1990 filloi lëvizja e lire e njerëzve brenda dhe jashtë vendit. Te rinjtë morën rrugën e emigracionit ne fillim drejte Greqisë dhe me vone drejte Evropës perëndimore.
Emigracioni Ekonomik (maj 2001)
Fëmije të lindur ne emigracion gjithsej 54 (femra 29) Pozitive është se te rinjtë kallmetore fëmijëve te tyre u vene emra shqiptare.
Kallmetori nuk i largohet fshatit te tij, sepse është i bukur, i pastër, afër qytetit, me mal me bore ne dimer, i pasur me burime uji, i gjelbëruar gjate gjithë vitit. Nga viti 1991 deri ne 2005 u larguan për ne Lezhe 34 familje. Lidhja me autostradën do t’ia shtoje mundësinë përparimit te fshatit.
Popullsia historikisht është arsimdashese : kemi dy kopshte fëmijësh, dy shkolla te ciklit te ulet, dhe një e mesme e bashkuar me 8-vjeçaren me 500 nxënës.
Të dhënat për arsimin
Redakto- Shkolla shqipe në Kallmet u hap me 1902 me 20 nxënës.
- Para 1944 popullsia ishte 80 % analfabet.
- Ne vitin 1938 shkolla e Kallmetit kishte 38 nxënës.
- Pas çlirimit u hap shkolla fillore e detyruar ne gusht 1946 me 168 nxënës.
- Ne vitin 1955 hapet shkolla 7 vjeçare e detyruar.
- Ne vitin1989 hapet shkolla e mesme me dy dege Agrozoteknik dhe bujqësi.
Numri i nxënësve është si me poshtë :
- Cikli i ulet 11 4 nxënës
- Cikli i larte 182 nxënës
- E mesme159 nxënës
- Dy kopshte me 50 fëmije
- Personeli mësimdhënës prej 28 mësues
Te dhëna për kuadrin :
Sot kanë mbaruar nga fshati Kallmet mbi 85 vete shkollën e larte.
Ne vitin 1992 u krijua qendra e komunës me përbërje fshatrat Kallmet i madh, Kallmet i vogël, Rraboshte, Merqi.
- Zgjedhjet e para i fitoi PD Gjoke Gjini
- Zgjedhjet e dyta i fitoi PD Llesh Hila
- Zgjedhjet e treta i fitoi PS Nikoll Gjini
- Zgjedhjet e katërta i fitoi PS Shtjefen Haberi
- Zgjedhjet e pesta i fitoi PD Petrit Marku
- Zgjedhjet e gjashta i fitoi PD Petrit Marku *
Pozicioni gjeografik
Redakto- Fshatrat e komunës Kallmet ndriçohen ne rrezet perëndimore te malit Vele, në kodrat e ulëta ne te dy anët e rrugës automobilistike Lezhe -Vau I Dejes.
- Janë te pasura me burime natyrore uji, me kullota dhe te mbuluara me ullinj shekullore.
- Duke qene te futura thelle ne rreze te malit këto fshatra kane veçoritë dalluese lokale te klimës.
- Merqia është e përshtatshme për kultivimin e perimeve.
- Kallmeti e Rraboshte te përshtatshme për vreshta dhe ullishte. Këtu kultivohet dhe hurma e portokalli.
- Klima ashte mesdhetare fushore me dimer te bute e te lagësht e vere te nxehte e te thate.
- Temperatura e janarit arrin 6-10 °C, ndërsa e korrikut 25-26 °C.
Reshjet shkojnë rreth 1300–1500 mm shi ne vit.
Fshati Raboshtë
RedaktoFshati Raboshte shtrihet ne Veri te Lezhës 2,5 km nga rruga nacionale Lezhe - Shkodër dhe është pjese e Komunës Kallmet.
Prejardhja e banoreve te këtij fshati është nga zona e Mirditës kryesisht nga zona e Oroshit. Lagjet apo fiset e fshatit Raboshte janë si me poshtë : Prendi, Lagja Pocaj, Simoni, Pemaj, Cunaj, Ballije, Spigj, Kol Pali, Gjonokaj, Gjeka, dhe Tatej.
Fshataret e Raboshtes shquhen për patriotizmin dhe për ruajtjen e traditave dhe zakoneve të zonave nga kane ardhe.
Veshja tradicionale është veshja kallmetore dhe mirditore. Banoret e këtij fshati zakonisht merren me bujqësi dhe blegtori. Shquhen për prodhimin e varieteteve te rrushit dhe kultivimin e këtij produkti.
Fshati Merqi
RedaktoFshati Merqi është fshat i Komunës Kallmet, dhe gjendet ne Veri Lindje te Lezhës. Fshati kufizohet ne veri me Rraboshte nga Lindja me malin e Merqise i cili ndodhet 565 m mbi nivelin e detit. Nga ana perëndimore, mali bie pak a shume gradualisht mbi fushën e Zadrimes. Ne veri te këtij mali ndodhen kodrat e Raboshtes me lartësi 300 m te cilat mbasi ndërpriten nga përroi i Kallmetit, vazhdojnë me Malin e Kallmetit, që është pjesë e malit te Veles.
Ne perëndim Merqia kufizohet nga lumi Drin dhe ne jug me qytetin e Lezhës. Në veri kalon lumi Curraj dhe në jug ndodhet Gryka e Zeze, nga lindja kalon përroi i Gjashit.
Një pjese e mire e zonës kodrinore –malore shquhet për rritjen e kultivimin e ullirit, për prodhimet bujqësore, përveç duhanit toka është pak rendimentale. Kjo zone shquhet për patriotizmin, e tregon fakti se ne 1703 u mblodh kuvendi i Arberit ne vendin e quajtur Kisha e Arberit. Kuvendi i Arbrit kishte pjesemarres nga vende te ndryshme, por ajo qe do te vecojme eshte dhe pjesemarrja e Papa Klementit XI. Ky kuvend eshte mbajtur tek Kisha e Shen Gjonit qe ndodhet ne Malin e Merqise.
Me tepër për Kallmetin vizitonim Kallmeti Online ose Komuna Kallmet.
Te gjitha këto të dhënat e mësipërme i ka dërguar Pronari i websitit www.kallmeti.com Lek Gjoka dhe janë prone e dy websiteve të mësipërme dhe mund te përdoren nga të gjithë duke treguar vendin e marrjes.
Vendbanimet
Redakto