Komunikimi joverbal
Komunikimi jo fjalor është një llojë komunikimi ku mendimet, qëllimet, apo ndjenjat janë të shprehura përmes mimikave të fytyrës, qëndrimit të trupit, lëvizjeve të syrit dhe prekjes. Mund të flitet për gjuhën e trupit të kafshëve, por termi zakonisht i referohet njerëzve.
Gjuha e trupit nuk duhet të ngatërrohet me gjuha e shenjave, e cila është si gjuha e shkruar por, që ngërthen në vete një sistem kompleks gramatikor, si dhe është në gjendje të shfaq vetitë themelore që ekzistojnë në të gjitha gjuhët. Gjuha e trupit, në anën tjetër, nuk ka ndonjë gramatikë të veçantë dhe thjeshtë interpretohet, në vend që të ketë kuptim përkatës me lëvizjen, kështu që nuk është një gjuhë si gjuha e shenjave. Në komunitet janë disa marrëveshje rreth sjelljeve te caktuara. Interpretimet e tyre mund te jenë të ndryshme në vende të ndryshme, apo për kultura të ndryshme. Në fakt disa studiues kanë konkluduar se pjesa më e madhe e komunikimit bëhet përmes gjuhës së trupit.[1] Kjo ndihmon për të vendosur marrëdhëniet në mes të dy njerëzve dhe rregullon ndërveprimin e tyre, por mund të mos jetë i qartë. Prandaj, është e rëndësishme për të lexuar saktë gjuhën e trupit për të shmangur keqkuptimin.
Lëvizjet
RedaktoShprehjet e fytyrës
RedaktoKombinimi i lëvizjeve të syve, vetullave, buzëve, faqeve ndihmojnë në përcaktimin e humorit (p.sh i lumtur, i trishturar, depresiv, nervoz, etj.).[2]
Disa studime tregojnë se shprehja e fytyrës dhe gjuha e trupit janë në harmoni me njëra tjetrën.[3][4] Njohja e shprehjes së fytyrës është e ndikuar nga përceptimi fizik. Kjo do të thotë se truri përpunon shprehjen e fytyrës dhe të trupit të njëjtën kohë.[3]
Pozita e trupit
RedaktoEmocionet mund të vërehen edhe përmes pozitës së trupit. Hulumtimet kanë treguar se pozita e trupit kuptohet më qartë kur një emocion krahasohet me një emocion tjetër.[5] Shembull, një person i zemëruar do te shfaqej dominant mbi tjetrin, dhe pozita e tij/saj shfaqte tendenca afrimi. Duke krahasuar këtë me një person i cili ndihet i frikësuar: ai/ajo do ndjehej i dobët, i nënshtruar dhe pozita e tij do shfaqte tendenca të shmangjes,[5] që është e kundërta e personit të zemëruar.
Pozitat e personit ulur apo të ngritur në këmbë gjithashtu tregojnë emocionet e tij. Personi i cili është i ulur deri në fund të karriges,duke anuar para dhe duke tundur kokën përgjatë bisedës nënkupton se ai/ajo është i hapur, i relaksuar dhe i gatshëm të dëgjoj. Në anën tjetër, personi i cili ka duar dhe këmbë të kryqëzuara duke i luhatur para-prapa nënkupton që ai/ajo po ndihet i paduruar dhe i shkëputur nga diskutimi.[2]
Gjatë diskutimit në këmbë,për një person i cili qëndron duarkryq dhe me këmbë në drejtim të folësit mund të themi se ai / ajo është i vëmendshëm dhe është i interesuar në bisedë. Megjithatë, një ndryshim i vogël në këtë sjellje mund të thotë shumë. Për shembull, në qoftë se i njëjti person ka këmbën e tij / saj te kryqëzuar dhe e vendos të gjithë ekuilibrin e tij / saj në një këmbë, kjo do të thotë se ai është një qëndrim më i rastësishëm.[2]
Gjestet
RedaktoGjestet janë lëvizje që bëhen përmes gjymtyrëve të trupit (p.sh. duarve, krahëve, gishtërinjëve, kokës, këmbëve) dhe bëhen në menyrë instikte apo të vetëdijshme.[2] Lëvizja e krahëve mund të ketë disa kuptime. Gjatë një diskutimi, kur personi rri apo ulet me duar të kryqëzuara, ky normalisht nuk është një gjest i mirëpritur. Mund të nënkuptoj se personi nuk e ka mendjen fare aty dhe nuk i intereson biseda e tjetrit. Një tjetër kuptim i saj mund te jetë edhe mungesë e vetëbesimit[2]
Gjestet e duarve shpesh shprehin mirëqenien e personit. Duart e relaksuara shfaqin vetëbesim , ndërsa duart e mbërthyere mund të interpretohen si shenja të stresit apo zemërimit. Nëse një person ndërthur duart e tij / saj, kjo tregon nervozizëm dhe ankth.[2]
Gjestet e gishtave përdoren zakonisht për të ilustruar me shembuj fjalimin e dikujt dhe mirëqenien e personit që po e bën atë. Në disa kultura, drejtimi i gishtit tregues kah personi tjeter konsiderohet i pranueshëm. Megjithatë, ky gjest mund të konsiderohet si agresivë në kultura tjera - Për shembull, personat të cilët i përkasin besimit Hindu, konsiderojnë drejtimin e gishtit tregues kah personi si një gjest ofendues. Në vend të kësaj, ata e drejtojnë gishtin e madh.[6] Gjithashtu, tregimi i gishtit të madh tregon “OK” or “në rregull” në vende të tjera në SHBA, Francë dhe vende Europiane. Dhe i njëjti gjest merret si ofendues për vende siç janë Irani, Bangladeshi dhe Tailanda, dhe është ekuivalente me tregimin e gishtit te mesëm.[6]
Shtrëngimi duarve
RedaktoShtrëngimi duarve paraqet ritualet e rregullta të urimeve dhe bëhet zakonisht në takime, gjatë përshëndetjeve, ose pas përfundimit të një marrëveshjeje. Ajo zakonisht tregon nivelin e besueshmërisë dhe nivelit të emocionit .[2] Jane kategorizuar disa stile shtrëngimi duarsh,[6] p.sh ndrydhja e gishtit, tundja e duarve fort, etj. Shtrëngimi i duarve është i pranueshëm në shumë vende. Megjithate, në disa kultura Muslimane, meshkujt nuk duhet të shtrëngojnë duart apo ti prekin duart në asnjë mënyre dhe anasjelltas. Në kulturën Hindu, meshkujt përshendesin femrën duke i vendosur duart në pozitë thuajse janë duke u lutur.
Lloje të tjera të lëvizjeve
RedaktoMbulimi i gojës sugjeron ndjenjën pasigurisë. Kjo mund të nënkuptojë poashtu se ai/ajo është duke menduar shumë dhe nuk është i sigurtë se çfarë të thotë tjetër.[2]
Disa nënkategori të gjuhës së trupit
RedaktoOkulesiksi
RedaktoOkulesiksi, është nënkategori e gjuhës së trupit, studion lëvizshmërinë e syrit, sjelljen e syrit, vështrimin ngultas, dhe çdo komunikim joverbal që ka të bëjë me sytë. Okulesiksi është një formë e komunikimit joverbal që fokusohet në kuptimin që rrjedh nga lëvizja e syrit.[7] Është gjithashtu e rëndësishme të theksohet se Okulesiksi është i varur nga ana kulturore.Për shembull, në kultura tradicionale, shmangja e kontaktit me sy zakonisht do të thotë mungesë vetëbesimi dhe sinqeriteti.[8] Megjithatë në kultura Latino Amerikane, kontakti direkt me sy nënkupton se je duke e sfiduar personin me te cilin je duke biseduar apo që ke tendeca romantike me të.[8]
Kontakti
RedaktoKontakti, është nënkategori e gjuhës së trupit, studion prekjen dhe si përdorshmërinë e saj .[9] Si të tilla janë shtrëngimet e duarve, kapja e duarve, pesshet,ku të gjitha kanë kuptim.
Duke u bazuar në gjuhën e trupit,[9] prekja është kuptimi më i zhvilluar që në lindje dhe formulon pikëpamjet tona fillestare rreth botës. Prekja mund të përdoret për argëtim gjatë lojërave, për flirtim, për të shfaqur pushtet dhe për ruajtjen e mardhënieve ndërmjet njerzve sikurse e nënës dhe fëmiut. Prekjet mund të bartin emocione të veçanta . Mungesa e prekjes mund të sinjalizojë zemërim, frikë, pasiguri dhe anasjelltas. Shumë faktorë kontribuojnë edhe në kuptimin e prekjes si psh kohëzgjatja e saj dhe se në cilën pjesë të trupit ndodhë.
Dashuria/intimiteti shpreh shtojcën emocionale
Prekja publike mund të shërbejë si një "shenjë" që i tregon të tjerëve se partneri juaj është "i zënë".[10] Kur një çift i mban duart në publik është shenjë se ata janë në lidhje.
Afrueshmëria
RedaktoNjë fushë tjetër e dukshme në botën joverbale të gjuhës së trupit është ajo e marrëdhënieve hapësinore, që njihet si Afrueshmëria.Prezantuar nga Edward T. Hall më 1966, afrueshmeria është studim i distancave të matura ndërmjet njerëzve përderisa ata komunikojnë me njëri tjetrin.[11] In the book, Body Language,[12] Hall shqyrtoi katër zona të ndryshme në të cilat veprojnë shumica e meshkujve:[11]
Zona e intimitetit për të përqafuar, prekur apo përshpëritur
- Zona e nxehtë –më pak se 15 cm
- Zona e ftohtë –15 deri 46 cm
Zona personale për interaksion me miq të mirë apo familjar
- Zona e afërt – 46 deri 76 cm
- Zona e largët – 76 deri 122 cm
Zona e shoqërisë për interaksion me të njohur
- Zona e afërt –1.2 deri 2.1 m
- Zona e largët –2.1 deri 3.7 m
Zona publike për komunikime në publik
- Zona e afërt – 3.7 deri 7.6 m
- Zona e largët -7.6 m apo më shumë
Është e rëndësishme të potencohet se këto "zona" mund të jenë të ndryshme për kultura të ndryshme. Hall theksoi se "Kontakti fizik mund të jetë shumë në rregull për një kulturë, dhe një tabu për një tjetër".[13]
Toni i zërit
RedaktoToni i zërit është kombinim i gjuhës së folur dhe gjuhës së trupit. Bërtima, buzëqeshja, ironia ja vendosin një shtresë kuptimi që nuk është as gjuhë e trupit e pastër, e as e folur.
Aplikimi
RedaktoNë thelb, gjuha e trupit duket si fenomen i pavullnetshëm që tregon shumë sa i përket procesit të komunikimit. Pavarësisht nga kjo, ka pasur raste të caktuara ku përdorimi i gjuhës trupit ka qenë i vetëdijshëm -në të dyja rastet i dobishëm. [12] Ka zbatime të mëdha në marketingun bashkëkohor, në politikë, reklamë dhe në sociologji, madje edhe në fushën e pokerit.
Zbulimi i mashtrimit
RedaktoZbatimi i ligjit
RedaktoGjuha e trupit ka gjetur përdorim në fushën e zbatimit të ligjit. Rëndësia e gjuhës së trupit në këtë fushë mund të vërehet në shumë raste të FBI. Anëtarët e zbatimit të ligjit mund të përdorin gjuhën e trupit për të kapur sinjale pashprehura nga të dyshuarit apo edhe viktima, kjo mundëson një gjykim më gjithëpërfshirës të njerëzve. Ana tjetër e gjuhës së trupit është ajo e vetë hetuesit.
Pokeri
RedaktoLoja e poker nuk ka të bëjë vetëm me aftësinë aktuale e luajtjes së lojës, por edhe me aftësinë e leximit dhe analizimit të gjuhës së trupit të kundërshtarit. Një komponent kyç i pokerit është që të jetë në gjendje të "mashtrojnë" të tjerët. Lojtarët gjithashtu duhet të shikonjnë shenjat se një kundërshtar është duke lozur mirë.
Referime
Redakto- ^ Onsager, Mark. [1] Arkivuar 6 maj 2017 tek Wayback Machine "Understanding the Importance of Non-Verbal Communication"], Body Language Dictionary, New York, 19 May 2014. Retrieved on 26 October 2014.
- ^ a b c d e f g h Kurien, Daisy N (1 mars 2010). "Body Language: Silent Communicator at the Workplace". IUP Journal of Soft Skills. 4 (1/2): 29–36.
{{cite journal}}
:|access-date=
ka nevojë për|url=
(Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b Gu, Yuanyuan; Mai, Xiaoqin; Luo, Yue-jia; Di Russo, Francesco (23 korrik 2013). "Do Bodily Expressions Compete with Facial Expressions? Time Course of Integration of Emotional Signals from the Face and the Body". PLoS ONE. 8 (7): e66762. doi:10.1371/journal.pone.0066762.
{{cite journal}}
:|access-date=
ka nevojë për|url=
(Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: DOI i lirë i pashënjuar (lidhja) - ^ Kret, ME; Pichon, S; Grezes, J; de Gelder, B (15 jan 2011). "Similarities and differences in perceiving threat from dynamic faces and bodies. An fMRI study". NEUROIMAGE. 54 (2): 8. doi:10.1016/j.neuroimage.2010.08.012. PMID 10538119.
{{cite journal}}
:|access-date=
ka nevojë për|url=
(Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b Mondloch, Catherine J.; Nelson, Nicole L.; Horner, Matthew; Pavlova, Marina (10 shtator 2013). "Asymmetries of Influence: Differential Effects of Body Postures on Perceptions of Emotional Facial Expressions". PLoS ONE. 8 (9): e73605. doi:10.1371/journal.pone.0073605.
{{cite journal}}
:|access-date=
ka nevojë për|url=
(Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: DOI i lirë i pashënjuar (lidhja) - ^ a b c Black, Roxie M. (2011). "Cultural Considerations of Hand Use". Journal of Hand Therapy. 24 (2): 104–111. doi:10.1016/j.jht.2010.09.067.
{{cite journal}}
:|access-date=
ka nevojë për|url=
(Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Sullivan, Larry E. (31 gusht 2009). The SAGE Glossary of the Social and Behavioral Sciences (bot. illustrated). SAGE Publications. fq. 577. ISBN 1412951437.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b Cruz, William. "Differences In Nonverbal Communication Styles between Cultures: The Latino-Anglo Perspective". Leadership and Management in Engineering. 1 (4): 51–53. doi:10.1061/(ASCE)1532-6748(2001)1:4(51). ISSN 1532-6748. Marrë më 14 tetor 2014.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b "Haptics: The Use Of Touch In Communication". Body Language Project. Marrë më 14 tetor 2014.
{{cite web}}
: Lidhje e jashtme në
(Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|authorlink=
|language=
(Ndihmë!) - ^ Morris, Desmond (1977). Manwatching: A Field Guide to Human Behavior (bot. illustrated). Abrams. fq. 320. ISBN 0810913100.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b Hall, Edward T. (1966). The Hidden Dimension. Anchor Books. ISBN 0-385-08476-5
- ^ a b Fast, Julius (2014). Body Language. Open Road Media. ISBN 1497622689.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Hall, Edward T. (1968). "Proxemics" (PDF). Current Anthropology. The University of Chicago Press. 9 (2/3): 88. doi:10.1086/200975. JSTOR 2740724. Marrë më 14 tetor 2014.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)