Konferenca Gjyqësore Kombëtare (K.Gj.K.) është mbledhja e të gjithë gjyqtarëve të gjykatave të shkallës së parë, gjyqtarëve të gjykatave të apelit dhe gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë. Kushtetuta dhe ligji nr. 77/2012[1] i ka caktuar Konferencës Gjyqësore Kombëtare një pozitë të rëndësishme institucionale brenda sistemit të drejtësisë, duke qënë një instrument i rëndësishëm në forcimin dhe të mbrojtjen e pavarësisë të pushtetit gjyqësor. Konferenca Gjyqësore Kombëtare, sipas nenit 147/1 të Kushtetutës, ka kompetencën për të zgjedhur nëntë gjyqtarë të të gjitha niveleve në Këshillin e Lartë të Drejtësisë[2].

Konferenca Gjyqësore Kombëtare
Krijuar më: 1998
Vendodhja: Tiranë
Kryetar: Xhezair Zaganjori
Faqja zyrtare: www.kgjk.al


Anëtarësia

Redakto

Konferenca është një organ shtetëror i pavarur dhe vetërregullues, i cili përbehet nga mbledhja e të gjithë gjyqtarëve të Gjykatave shqiptare. Në të marrin pjesë gjithashtu edhe gjyqtarët që shërbejnë në strukturat e tjera shtetërore, për aq kohë sa ruajnë statusin e gjyqtarit.

Organizimi

Redakto

Kryetar i KGJK-së është Kryetari i Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë.

Ndërsa ligji Nr. 77 / 2012 “Për organizimin dhe funksionimin e Konferencës Gjyqësore Kombëtare” ka përcaktuar mënyrën e organizmit, funksionimit, kompetencat dhe organet drejtuese të Konferencës.

Sipas nenit 3 të ligjit nr. 77/2012[3], Konferenca ushtron kompetencat e mëposhtme:

  • zgjedh anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë;
  • mbron dhe promovon pavarësinë e pushtetit gjyqësor;
  • diskuton për drejtimet kryesore të veprimtarisë së gjykatave;
  • paraqet rekomandime tek autoritetet përkatëse shtetërore për një administrim të paanshëm dhe efikas të gjykatave të Shqipërisë;
  • paraqet rekomandime për përmirësimin e kuadrit ligjor dhe institucional të pushtetit gjyqësor.

Lidhje të jashtme

Redakto

Burim i të dhënave

Redakto
  1. ^ Ligji nr. 77/2012 "PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KONFERENCËS GJYQËSORE KOMBËTARE"[lidhje e vdekur] neni 1.1
  2. ^ "Rreth KGjK". Arkivuar nga origjinali më 17 dhjetor 2015. Marrë më 12 prill 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Ligji nr. 77/2012[lidhje e vdekur] neni 3