Mbledhja e Pezës
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Mbledhja e Pezës, apo siç u quajt nga Enver Hoxha dhe historiografia komuniste Konferenca e Pezës, ishte një mbledhje e cila pati për qëllim organizimin e forcave të ndryshme politike në një luftë të përbashkët kundër Italisë fashiste[1].
Historia
RedaktoMbledhja u mbajt në fshatin Pezë, pak kilometra larg nga Tirana, në të ashtuquajturën zona e Pezë-Helmësit. Në mbledhjen e 16 shtatorit 1942 morën pjesë disa përkrahës të Mit'hat Frashërit që përfaqësonin rrymën që më vonë krijoi Ballin Kombëtar, Abaz Kupi që vijonte porosinë e Mbretit Zog dhe britanikëve për luftë të përbashkët kundër pushtuesit, individë si Ndoc Çoba, etj. Mbledhja ishte planifikuar më 14 shtator, nisi me dy ditë vonesë në shtëpinë e Myslym Pezës. Emrat e të pranishëmve u thirrën nga Ymer Dishnica:
- Abaz Kupi, përfaqësues i çetave nacionaliste.
- Ndoc Çoba, përfaqësues i katolicizmit nacionalist.
- Kamber Qafmolla, përfaqësues i xhandarmerisë, nacionalist.
- Ramazan Jarani, përfaqësues i intelektualëve nacionalistë.
- Halim Begeja, përfaqësues i rinisë nacionaliste.
- Ismail Petrela, përfaqësues i rinisë nacionaliste.
- Koço Tashko, përfaqësues i Partisë Komuniste.
- Enver Hoxha, përfaqësues i PK.
- Nako Spiru, përfaqësues i rinisë komuniste.
- Baba Mustafa Xhani, përfaqësues i çetave bektashie.
- Nexhmije Xhuglini, përfaqësuese e grave komuniste.
- Ramadan Çitaku, përfaqësues i PK.
- Myslim Peza, përfaqësues i çetave komuniste.
- Muharrem Butka, përfaqësues i çetave komuniste të Korçës.
- Mustafa Gjinishi, pa votë, sekretar i mbledhjes - komunist.
- Mustafa Kaçaçi, dëgjues, komunist.
Në mbledhje foli E. Hoxha, ai ftoi në kryesi K. Qafmollën, A. Kupin dhe N. Çobën. Dishnica foli për gjendjen politike, akuzoi nacionalistët dhe vlerësoi Bashkimin Sovjetik. Nacionalisti R. Jarani tha se komunistët nuk e pranonin Shqipërinë etnike, ndërsa mjaft prej tyre veshën rrobën e zezë të fashizmit. Gjakrat u nxehën dhe mbledhja u ndërpre, shkuan të gjithë të flenin[1].[2]
Referime
Redakto- ^ a b Dervishi K., Lëvizja komuniste në vitet 1924-1944 dhe formimi i PKSH-së, Tiranë: 55, 2016. fq. 221-227. ISBN 978-9828-106-38-4
- ^ Robert Elsie (19 mars 2010). Historical Dictionary of Albania. Scarecrow Press. fq. 88–. ISBN 978-0-8108-7380-3. Marrë më 16 mars 2013.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)