Myslym Peza

veteran i luftës shqiptare
(Përcjellë nga Myslim Peza)

Myslim ose Myslym Peza (Pezë, 1 maj 1897 - Tiranë, 7 shkurt 1984) ka qenë kaçak dhe politikan shqiptar. Përfshihet në listën e përpiluar nga Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, që përmbledh pjesëmarrësit që kanë përgjegjësi direkte për krimet e Partisë Komuniste Shqiptare dhe të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, duke qene, sipas ligjit nr. 41, anëtarë të strukturave politike dhe ushtarake “që kanë inspiruar, organizuar, urdhëruar, ekzekutuar ose ndihmuar forcat partizane në vepra kriminale”.[1]

Myslym Peza
Myslim Peza.jpg
Zëvendëskryeministër
In office
23 tetor, 1944 – 21 mars, 1946
Pasuar ngaKoçi Xoxe
Pasardhësi-
Të dhënat vetjake
Lindur më1 maj 1897
Pezë, Perandoria Osmane
Vdiq më7 shkurt 1984
Tiranë, Republika Popullore e Shqipërisë
KombësiaShqiptare
Partia politikePartia Komuniste e Shqipërisë, pas 1948 Partia e Punës e Shqipërisë
Bashkëshortja/et1. italiane 2. Xhemilja
Fëmijët1.Skender Peza 2.Dije Peza 3.Partizan Peza 4.Dashamir Peza 5.Ada Peza

BiografiaRedakto

U lind në Pezë më 1 maj 1897, në kohën e Perandorisë Osmane.

Gazeta "Bashkimi" e 28 nëntorit 1944 shkruante: Myslimi di të këndojë e të shkruajë fare pak, por di të lëftojë mirë. Gazeta shkruante se ai kishte qenë kaçak në vitet 1924-1929. Në vitet 1926 - 1930 qëndronte në arrati i kërkuar për vrasjen e Osman Balit. Më 1930 - 1939 qe emigrant në Jugosllavi. Më 1939 u kthye në në Shqipëri pas amnistisë së mëkëmbësit Jacomoni.

Gjatë luftës ngriti një çetë luftarake në Pezë. Më 1944 - 1946 qe zëvendëskryetar i qeverisë së parë komuniste dhe më pas nga 1946 deri më 1982 qe deputet dhe zëvendëskryetar i Presidiumit Popullor.

Vdiq në Tiranë më 7 shkurt 1984.[2]

FamiljaRedakto

Qe i martuar së pari me një italiane, me të cilën pati dy djem, Skënderin dhe Partizanin, si dhe nje vajzë . Më pas u martua me Xhemilen, prej të cilës pati djalin e tij, Dashamirin.[3]

ReferencesRedakto

  1. ^ Gazeta Standard (29 nëntor 2014). "Lufta e Dytë Botërore në Shqipëri, E papublikuar/ Arkivi i Shtetit, 260 emrat që "rrëfyen" ekzekutimet në ushtrinë partizane". Marrë më 22 maj 2018. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Dervishi, Kastriot (2012). Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet. Tiranë: 55. fq. 207. ISBN 9789994356225. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Divorcet më të famshme shqiptare". gazetatema.net. Tema. 20 janar 2012. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)