Konsumizmi është një rend social dhe ekonomik, si dhe një ideologji që nxit blerjen gjithnjë në rritje të mallrave dhe shërbimeve. Me revolucionin industrial, por sidomos në shekullin e 20-të, prodhimi masiv çoi në një krizë ekonomike: pati mbiprodhim — oferta e të mirave do të rritej përtej kërkesës së konsumatorit, kështu që prodhuesit iu kthyen vjetrimit të programuar dhe reklamimit për të shtuar shpenzimet e konsumatorit.[1] Një kritikë të hershme ndaj konsumizmit përbën libri i njohur i Thorstein Veblen, The Theory of the Leisure Class nga 1899, i cili shqyrtoi në mënyrë kritike vlerat dhe institucionet ekonomike të porsa përhapura bashkë me "kohën e lirë" të hapur rishtazi në kapërcyellin e shekullit të 20-të.[2]

Referimet

Redakto
  1. ^ History of American Consumerism: [1]
  2. ^ Veblen, Thorstein (1899): The Theory of the Leisure Class: an economic study of institutions, Dover Publications, Mineola, N.Y., 1994, ISBN 0-486-28062-4. (also available: Project Gutenberg e-text Arkivuar 14 prill 2020 tek Wayback Machine)

Lidhje të jashtme

Redakto