Kopi Kyçyku, lindur më 1943 në qytetin e Pogradecit. Ka mbaruar fakultetet gjeologji-miniera dhe histori-filologji (degët gjuhë-letërsi dhe histori-gjeografi). Është doktor i shkencave dhe akademik, anëtar themelues dhe anëtar i Komitetit Drejtues Ndërkombëtar i Qendrës së Studimeve Ndëretnike dhe i Komunikimit Social pranë Akademisë së Shkencave të Rumanisë (1991), anëtar themelues i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Evropës Qendrore (1997), anëtar Themelues i Fondacionit Evropian Titulesku (1991), anëtar i Shoqatës së Ballkanistikës dhe Sllavistikës (1992), anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë (1967) etj. Ka marrë pjesë, me referate dhe kumtesa, në shumë veprimtari shkencore ndërkombëtare. Është nderuar me diploma dhe çmime ndërkombëtare për mësimdhënien e stilistikës së gjuhës italiane, të historisë së Ballkanit, si dhe në fushën e përkthimeve. Themelues dhe botues i Revistës Evropiane HAEMUS.