Kisha kopte në Egjipt
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s.(Mungon radhitja e artikullit. definimi i termit qe perfaqeson artikullin si titull.) |
Historia
RedaktoPërhapjen e krishterimit në rajonin e Nilit transmetimet e të krishterëve egjiptianë e çojnë deri në periudhën e apostujve. Ata thonë se Marku, njëri nga shkruesit e ungjillit, është nga misonarët e parë me rëndësi dhe atë e llogaritin si Patrik të parë nga patrikët e Aleksandrisë. Nga shkrimet e zbuluara në Nag Hammadi në vitin 1945, kuptohet se Ungjilli i Ebionitëve në rajonin e Nilit ka qenë i njohur që në vitet 70 të e.s. Gjurmët e komunitetit hebreo-krishter (ebionit), kuptohen nga ekzistenca e ungjijve si “Ungjilli i hebrenjve”, “Ungjilli i egjiptasve”, “Ungjilli i Tomasit”. Ekziston edhe transmetimi se Bernaba ka qenë i dërguari i parë krishter në Egjipt, vend ky ku janë përgatitur dijetarë të mëdhenj krishterë. Në diskutimet në lidhje me natyrën e Jezusit, llogaritja e Cyrrillit I, si patriku i Aleksandrisë dhe babai i mendimit monofizit, ka hapur rrugën që ky mendim të pranohet edhe në Egjipt. Mes viteve 639-642, hyrja e shtetit nën administrimin islam, dha shansin që Egjipti monofizit të shpëtojë nga presioni bizantin. Braktisja e Egjiptit nga ata që ishin me origjinë greke, lehtësoi edhe më tepër dominimin monofizit në kishë. Në vitin 706 në kishat egjiptiane u ndalua të folurit greqisht, kurse adhurimi plotësisht bëhej në gjuhën kopte. Të jetuarit e tyre në të njëjtin shtet edhe më tepër e forcoi vëllazërimin e tyre me Kishën siriane. Më vonë në mesin e tyre me shpejtësi u përhap edhe arabishtja, e cila më vonë e zuri vendin e gjuhës kopte. Viti 1395 është data më e re e dorëshkrimeve në gjuhën kopte. Kurse në shek. XVII, për gjuhë zyrtare vendin e saj plotësisht ia lë gjuhës arabe. Ndërkaq sot gjuha kopte përdoret vetëm në kishë si gjuhë adhurimi[1].
Gjendja sot
RedaktoDobësimi i osmanëve mundësoi depërtimin e misionarëve perëndimorë në Egjipt. Në vitin 1741 një grup kanë kaluar në katolicizëm, të cilët kanë botuar edhe libra në lidhje me adhurimin katolik. Udhëtimi i Napoleonit në Egjipt, përforcoi edhe më tepër ndikimin evropian atje. Vetëm se, rivaliteti mes misionarëve protestanë, anglikanë dhe katolikë dhe dëshira e kishës tradicionale për të mbrojtur komunitetin e saj, kanë prishur qetësinë brenda në komunitet. Sot ata posedojnë afër 1.5 milion simpatizues, të cilët në përgjithësi jetojnë nëpër qytete dhe përbëjnë një klasë sociale të pasur. Në vitin 1956 numri i atyre që kanë pranuar islamin ka arritur në 10.000. Numri i të lidhurve me Romën, sipas regjistrimit të vitit 1957, ka qenë përafërsisht është 75.000[2].