Korani
Korani (trajta e pashquar Koran)[1] (Salmo letnica) është një specie endemike e troftës në liqenin e Ohrit dhe lumin e Drinit të Zi, në Shqipëri dhe Maqedoni.
Korani | |
---|---|
Statusi i ruajtjes | |
Klasifikimi shkencor | |
Mbretëria: | |
Filumi: | |
Klasa: | |
Rendi: | |
Familja: | |
Gjinia: | |
Lloji: | S. letnica
|
Emri binomial | |
Salmo letnica
(Karaman, 1924) |
Peshkimi dhe gastronomia
RedaktoKorani është një specialitet gatimi si në menutë shqiptare, ashtu edhe në ato maqedonase. Peshkimi në vitet e fundit e ka rrezikuar deri zhdukjen e këtij peshku të rrallë endemik[2], megjithëse ekzistojnë nisma dhe janë organizuar shumë veprimtari nga të dyja palët për ruajtjen e koranit. Qeveria e Republikës së Maqedonisë ka ndaluar peshkimin e koranit me ligj, që nga viti 2004 deri në 2014, ndërsa që prej vitit 2003, ligji mbi peshkimin në Shqipëri ndalon peshkimin vetëm gjatë periudhës së shumëzimit[3], por për pjesën tjetër të vitit nuk ka kufizime, çka nuk ka penguar peshkimin ilegal dhe mbipeshkimin[4].
Korani gjendet i gdhendur në anën e pasme të monedhës maqedonase 2 Denarëshe, të lëshuar në vitin 1993.[5]
Referime
Redakto- ^ Crivelli, A.J. 2006. Salmo letnica Arkivuar 10 korrik 2010 tek Wayback Machine. IUCN Red List of Threatened Species. Version 2010.1 Downloaded on 20 May 2010.
- ^ "Fossil Trout" Faces Extinction in Balkans, Experts Warn
- ^ http://www.biogeosciences-discuss.net/7/5347/2010/bgd-7-5347-2010.pdf [page 19 of 36 (type 5365)]
- ^ "ALBANIA PILOT FISHERY DEVELOPMENT PROJECT, page 2" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 27 qershor 2011. Marrë më 1 nëntor 2010.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ National Bank of the Republic of Macedonia. Macedonian currency: Coins in circulation Arkivuar 23 shkurt 2009 tek Wayback Machine. – Retrieved on 30 March 2009.
Ky artikull në lidhje me biologjinë është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |