Mali i Koritnikut
mal
(Përcjellë nga Koritnik)
Korintiku është një mal[1] në vargmalin e Korabit, në rrethin e Kukësit, me lartësi 2396 m. Shtrihet në skajin më verilindor të vargut, midis pellgut të Kukësit e luginës së Drinit të Bardhë në veriperëndim dhe luginës së përroit të Orgjostit në juglindje. Në verilindje përfundon në pellgun e Prizrenit, kurse në jugperëndim gryka e lumit të Lumës e ndan me malin e Gjallicës. Korintiku ka formë të përzgjatur verilindore-jugperëndimore 15 km. Në pjesën kulmore të tij gjenden dy cirqe akullnajore (i Beljes dhe i Praces, jashtë kufirit). Bimësia përfaqësohet kryesisht nga zona e dushkut, e ahut dhe e pishës.[2] [3]
Koritniku | |
---|---|
Pika më e lartë | |
Maja | Maja e Pikëllimës |
Ngritja | 2,393 m (7,851 ft) |
Gjeografia | |
Shtetet | Shqipëria dhe Kosova |
Galeria
Redakto-
Koritniku
-
Mali i Koritnikut - Refleksion
-
Mali i Koritnikut dhe ndërtesat e qytetit të Kukësit
-
Mali i Koritnikut
Shih edhe
RedaktoLidhje të jashtme
Redakto Commons: Mali i Koritnikut – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale
Referime
Redakto- ^ "Mali i Koritnikut - Kosovë (mapcarta)". Arkivuar nga origjinali më 8 janar 2020. Marrë më 27 gusht 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Mali i Koritnikut - Kosovë (Geographic names)
- ^ Mali i Koritnikut - Kosovë (Geonames)