Koron ose Koron i Malit (greqisht: Κορώνη/Koróni) është fshat në qarkun i Prevezës, Greqi.

Koron
Κορώνη
Fshat
Popullsia
 • Gjithsej552
Emri i banorëveKoronit

Gjeografia

Redakto

Nga veriu Koroni kufizohet me Trikopallkun e Potamenë, me Goricën, nga lindja me lumin e Gliqisë dhe nga perëndimi me lumin e Vuvoit. Koroni ka këto lagje: Koroni i Sipërm (në veri) dhe Koroni i Poshtëm (në jug).[1]

Toponimet të fshatit Koron:(Kjo nuk është një listë e plotë të toponimeve për këtë fshat. Për më shumë informacion, shih shënimin më poshtë)[2]

  • Baltëza - fushë, në V.
  • Bashallamëla - arë, në J.
  • Burimet e Burrdhit - burime që zbresin në Llakën e Burrdhit, në P. Këtu marrin ujë banorët e fshatit.
  • Dyqan i Klishës - dyqan i cili ka qenë pronë e kishës, në J.
  • Goneja - arë, në P.
  • Handakoma e Koronit - liqen i vogël, në VP.
  • Klish’ e Liqisë - kishë midis një pylli, në P.
  • Klish’ e Shëntriadhës - kishë në fushë, në P.
  • Koçeku i Klishës - ara të kishës, në J.
  • Kojdheli - ara në fushë, në P.
  • Kuçubeza - kënet e vogël, në V.
  • Kul’ e Rrojbës - kull’ e Avdi Rrojbës nga Margëlliçi, i cili ka pasur çiflik në Koron, në V.
  • Lëm’ i Rrojbës - lëm me pllaka guri, në V.
  • Lihadhoi - arë, në J.
  • Llak’ e Burdhit - grykë, në P.
  • Muçika - lumë që del nga fusha e Kardhiqit, në JP. Muçika me Vuvoin takohen sëbashku në fushë të Njihorit, të bashkuar kalojnë përmes Tabaneve dhe te vendi që ka emrin “Kungullori i Lëkurësit” takohen me lumin e Gliqisë.
  • Mulliri i Burrdhit - mulli në rrëzën e malit të Koronit, në P.
  • Vëvoi (Vuvoi) – fushë, në P.
  • Xarr’ e Remitit - mal, kullotë, në V.

Demografia

Redakto

Familjet në fshatin Koron:[3]

Bajilër, Duskë, Gorro, Dhrakanj (Kjo kabile nuku i ka dhënë hep as xhelep, as vergji, hoj turkut, hoj Ali Pashë Tepelenës, hoj grekut. "Ishtë ka kabiletë më të vjetra të Koronit”).

Lidhje të jashtme

Redakto

Burimet

Redakto
  1. ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 283.
  2. ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 283. Shënim: Për shkak të luftës së ftohtë, komunizmit dhe kufirit të mbyllur, studiuesi Fatos Mero Rrapaj nuk ishte në gjendje për të mbledhur një listë e plotë të toponimeve së fshatrave shqipfolës ortodokse. Informatorët e tij ishin shqiptarë muslimanë, të cilët kishin ndërveprime të vogla me këto fshatra. Tregoi: Avdul Jakup Gjuzeli, 71 vjeç, ka qënë tregatër, autodidact, nga Margëlliçi, refugjat i vitit 1944, sot me banim në Tiranë. Tiranë, më 30.8.1973.
  3. ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 283.