Korrupsioni apo Tjetërsimi është dukuri gjatë së cilës një element a vetit e elementit të një bashkësie tjetërsohen për një bashkësi tjetër.

Indeksi botëror i perceptimit të korrupsionit në vitin 2014 sipas Transparency International[1]
Konventa e Kombeve të Bashkuara kundër Korrupsionit

Korrupsion - nënkupton çdo shkelje të detyrës së personave zyrtarë ose përgjegjës në subjektet juridike dhe çdo veprimtari e iniciatorëve apo përfituesve të kësaj sjelljeje, e drejtuar si përgjigje ndaj një shpërblimi që drejtpërdrejt ose indirekt është premtuar, ofruar, dhënë, kërkuar, pranuar apo është pritur për t’u marrë për veten apo për një person tjetër. [2]

Korrupsioni në drejtësi Redakto

Korrupimi juridik paraqet shkelje të rendit kushtetues, për shkak se godit garancitë kushtetuese për liritë dhe të drejtat e njeriut dhe të qytetarit dhe për pasojë, ushtrimi i shërbimeve publike merr karakter të kryerjes së tyre vetëm për ata qytetarë që janë në gjendje ose mund t´i paguajnë ato shërbime.[3]

Korruptimi ekonomik shpie kah krijimi i pozitës së privilegjuar të individëve dhe grupeve të tyre për shkak të pozitës monopolistike në porosite, furnizimet dhe punët publike duke zëvendësuar ligjshmëritë e shëndosha të ekonomisë së tregut dhe të konkurrencës së hapur e të lirë me dukuritë shkatërruese që i kundërvihen atyre ligjshmërive. [3]

Korrupsioni në programim Redakto

Korrupsioni në programim është lajmërimi i makinës virtuale për një element të korruptuar që paraqitet gjatë krijimit të kodit për vegla informatike a programe. Me këtë makina lajmëronë për një element (variabël a operacion matematikor, urdhëresë, klasë a vegël) i cili është i kuptueshëm por i huaj në rrjedhën e krijimit të kodit në gjuhën e makinës a gjuhën programuese.

Burimi i të dhënave Redakto

  1. ^ https://www.transparency.org/cpi2014/results%7Csite=transparency.org[lidhje e vdekur]
  2. ^ LIGJIN KUNDËR KORRUPSIONIT Në amëzën assembly-kosova.org Arkivuar 29 shtator 2007 tek Wayback Machine
  3. ^ a b Esat Stavileci : Kontribute për studentë Arkivuar 13 maj 2007 tek Wayback Machine