Esat Stavileci lindi më 11 korrik 1942Gjakovë - vdiq më 17 gusht 2015[2]Prishtinë. Ishte nje nga profesorët më të nderuar të faklultetit juridik të Universitetit të Prishtinës si dhe nje nga akademikët më të respektuar në Kosovë dhe trojet shqiptare.

Esat Stavileci
U lind në11 korrik, 1942[1]
Vdiq17 gusht 2015
Prishtinë
KombësiaShqiptar
ProfesioniShkrimtar, Akademik

Karriera Akademike Redakto

Po në këtë vit, si njëri prej studentëve më të dalluar të gjeneratës, u zgjodh si asistent për lëndën e së drejtës administrative. Studimet pasuniversitare i përfundoi në Fakultetin juridik të Universitetit të Zagrebit, ndërsa studimet e së drejtës së krahasuar në Fakultetin ndërkombëtar të StrasburgutFrancë, ku mori Diplomën e studimeve të larta të së drejtës së krahasuar, pasi kishte ndjekur katër semestra universitare në fushën e së drejtës ndërkombëtare në Francë, Itali, Holandë dhe në Venezuelë. Mbrojti me sukses doktoraturën në shkenca juridike në Fakultetin juridik të Universitetit të Sarajevës në vitin 1974.

Esat Stavileci ka ushtruar funksione të rëndësishme shoqërore dhe shtetërore, brenda dhe jashtë fakultetit. Ishte prodekan i Fakultetit juridik, drejtor i Entit për Hulumtime juridike, kryeredaktor i revistës shkencore "Përparimi" , kryeredaktor i revistës "E drejta-Pravo", drejtor i studimeve pasuniversitare, shef i Katedrës së shkencave juridiko-politike, ndër themeluesit e "Vjetarit" të Shoqatës së Pavarur të Juristëve të Kosovës, dhe të revistës së parë juridike në gjuhën angleze tek ne. Përveç se në Fakultetin juridik dhe në Fakultetin filozofik, dega e historisë, ligjëroi tema të veçanta edhe në Fakultetin juridik të Tiranës, Sofjes dhe Jenës. Është angazhuar si profesor edhe në Universitetin e Tetovës. Ka marrë pjesë në shumë konferenca brenda dhe jashtë vendit. Është laureat i Shpërblimit të dhjetorit të Kosovës për vitin 1978. Profesor ordinar është që nga viti 1979. Është anëtar-korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Ka botuar shumë artikuj, monografi e studime. Merret me probleme të terminologjisë juridike.

Tituj të veprave Redakto

Drejtësi
Arsim
Gazetari
  • "Përparimi" - kryeredaktor i revistës shkencore
  • "E drejta-Pravo" - kryeredaktor i revistës
  • "Vjetarit" - një ndër themeluesit
Literaturë
  • Në Mbrojtje të Pavarësisë së Kosovës, Prishtinë 1998

Mirënjohjet Redakto

  • Laureatë i Shpërblimit të dhjetorit të Kosovës për vitin 1978
  • Anëtar-korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës
  • Çmimit “Anton Mazreku”, 2004

Burim i të dhënave Redakto

Shiko dhe këtë Redakto

Lidhje të jashtme Redakto

  1. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 25 gusht 2015. Marrë më 28 shtator 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  2. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 25 gusht 2015. Marrë më 28 shtator 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)