Universiteti Shtetëror i Tetovës

universitet në Maqedoni
(Përcjellë nga Universiteti i Tetovës)

Universiteti Shtetëror i Tetovës (USHT) i njohur shkurt si Universiteti i Tetovës, është njëri nga katër universitetet shtetërore në Republikën e Maqedonisë, i cili u themelua më 4 qershor të vitit 1994.

Universiteti Shtetëror i Tetovës
Државен универзитет во Тетово
State University of Tetova
Former names
Universiteti i Tetovës
LlojiPublik
Themelimi1994
RektoriProf.Dr. Jusuf Zejneli
Studentë13,000
Location
Tetovë
,
Republika e Maqedonisë
ColorsKuq e Verdhë   
PseudonimiUSHT
AffiliationsAleksander Moisiu University
Faqja zyrtarewww.unite.edu.mk

Historiku

Redakto

Universiteti i Tetovës si institucioni i parë i arsimit sipëror me mësim në gjuhën shqipe në Republikën e Maqedonisë u themelua nga Kuvendi për themelimin e universitetit në gjuhën shqipe, i cili u mbajt në sallën e Kuvendit Komunal të Tetovës, me nismë dhe në organizim të Bashkësisë Kulturore Shqiptare në Maqedoni.

Në këtë kuvend u soll vendimi për themelimin e Universitetit në gjuhën shqipe dhe vendimet për zgjedhjen e organeve të tij. Më vonë, ky universitet u emërtua si Universiteti i Tetovës, sipas selisë së tij. Ideator, nismëtar dhe hartues i strategjisë për themelimin e Universitetit me mësim në gjuhën shqipe ishte Abdulla Mehmeti, kryetar i Bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve në Maqedoni, i cili me bashkëpunëtorët e tij e ka përgatitur dhe organizuar Kuvendin për themelimin e universitetit në gjuhën shqipe dhe i ka hartuar e nënshkruar aktet për themelimin e këtij universiteti dhe emërimin e organeve të përkohshme të tij, si: Vendimin për themelimin e Universitetit në gjuhën shqipe, Deklaratën për themelimin e Universitetit; Vendimin për emërimin e Këshillit për themelim dhe të Kryesisë së këtij Këshilli, në përbërje: Prof. dr. Fadil Sulejmani, Prof. dr. Murtezan Ismaili dhe Prof. dr. Agni Dika; Vendimin për Komisionet amë të fakulteteve dhe akte të tjera të universitetit dhe fakuleteve të tij. Universiteti i Tetovës është zyrtarizuar në janar të vitit 2004, me sjelljen e Ligjit nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë për themelimin e Universitetit Shtetëror të Tetovës. Mësimi në këtë institucion zhvillohet kryesisht në gjuhën shqipe, si dhe në gjuhën maqedonase dhe gjuhën angleze. Data të rëndësishme të Universitetit janë: 4 qershori, Dita e themeilimit të Universitetit; 17 dhjetori, dita e nënshkrimit të Aktvendimit për funksionimin e këtij Universiteti me mbështetje nga përfaqësuesit e partive politike shqiptare, shoqatave të qytetarëve, Kuvendeve komunale, të Tetovës, Gostivarit dhe Dibrës, si dhe personalitete nga jeta publike. Rektor i parë i këtij Universiteti ka qenë, Prof. dr. Fadil Sulejmani, ndërsa pas tij këtë detyrë e kanë ushtruar: Prof. dr. Ramiz Abdyli, Prof. dr. Nexhbedin Beadini, Prof. dr. Sadi Bexheti, Prof. dr. Agron Reka, Prof. Dr. Vullnet Ameti. Ndërsa aktualisht, detyrën e Rektorit të këtij institucioni të arsimit të lartë e kryen Prof. dr. Jusuf Zejneli.

Të diplomuarit e parë ishin 33 student, diplomat të njohura nga qeveria e Republikës së Maqedonise në vitin 2004, ndër studentër e parë ishin Jusuf Zendeli jurist i diplomuar, Besnik Sulejmani Jurist i diplomuar, Agim Nuhiu jurist i diplomuar, Xhelal Bajrami jurist i diplomuar, Rijad Shaqiri Ekonomist i diplomuar, etj, Vlen te ceket se ceremonia ishte organizuar me pjesmarrje te kryetarit të Kuvendit të Maqedonise Ljupço Jordanovski.

Organizimi

Redakto

Fakultetet

Redakto

Institutet

Redakto
  • Instituti Ekologjik dhe Teknologjik i Universitetit të Tetovës

Rektorët

Redakto

Shih edhe

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Fakultetet, Published 29/01/2014 Arkivuar 7 gusht 2016 tek Wayback Machine Vizituar më 27.07.2016.