Prof. Dr. Ramiz Abdyli, (lindur më 10 nëntor 1944)[1]LlojanKumanovës, është historian shqiptar, ish rektor i Universitetit të Tetovës.

Biografia

Redakto

U Lind më 1944 në Llojan të Kumanovës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa Normalen dhe Fakultetin Filozofik, Degën e Historisë në Shkup (1968). U magjistrua më 1977 me temën “Presheva në Lëvizjen Nacionalçlirimtare 1941-1945”, ndërsa tezën e doktoraturës me titull “Gjendja dhe pozita e klasës punëtore në Kosovë ndërmjet dy luftërave botërore” e mbrojti më 1982 në Fakultetin Filozofik të Prishtinës. Punoi si mësues në fshatrat e Shkupit, mësimdhënës në Gjimnazin e Kumanovës dhe gazetar në “Flaka e Vëllazërimit”. Gjatë punës në gjimnaz u angazhua që mësimi të zhvillohej në gjuhën shqipe. Prej vitit 1978 deri më 1994 punoi në Institutin e Historisë në Prishtinë. Më 1994 u punësua në Institutin e Historisë Nacionale në Shkup. Profesor në Universitetin e Tetovës që nga themelimi (1994). Një mandat prodekan i Fakultetit Filozofik. Rektor i Universitetit të Tetovës në fillim të vitit 2003 (3 muaj). Drejtor i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup. Kryeredaktor i revistës historiko-politike “Kosova” në gjuhën shqipe dhe anleze, botim i Institutit të Historisë në Prishtinë dhe Instituti të Historisë në Tiranë (1993-2000). I përzgjedhur në mesin e 5000 personaliteteve të shquara të kohës për vitin 1998 nga Instituti Biografik Amerikan i Karolinës Veriore. Ka marrë pjesë me kumtesa dhe referate në dhjetëra simpoziume e sesione shkencore në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Serbi dhe në Kroaci. Ka publikuar dhjetëra studime e trajtesa shkencore në revista historike në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri dhe Kroaci. Është autor i disa zërave të Fjalorit Enciklopedik të Shqipërisë dhe Fjalorit Enciklopedik të Kosovës. Ka publikuar artikuj të shumtë nga fusha e Historisë së Kohës së Re në shtypin e Kosovës, Maqedonisë dhe të Shqipërisë. Ka publikuar në shtypin shqiptar edhe artikuj nga metodika e historisë.

Botime

Redakto

Shih edhe

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ https://pashtriku.org/mehmet-hajrizi-shenime-per-veprimtarine-e-hasan-ramadanit-sadri-sherifit-sabit-rexhepit-haxhere-hajrizit-dhe-ramiz-abdylit-61/