Komuna e Tetovës është komunë që shtrihet në pjesën veriperëndimore të Maqedonisë.

Komuna e Tetovës

Qendra e komunës gjendet në Tetovë.

GjeografiaRedakto

Komuna e Tetovës kufizohet me Kosovën në veri dhe në perëndim, Komunën e Tearcës në verilindje, Komunën e Jegunovcës në lindje, Komunën e Zhelinës në juglindje, Komunën e Brvenicës në jug dhe Komunën e Bogovinës në jugperëndim.

Tetova gjendet në pjesën veriperëndimore të Maqedonisë, në shpatet e Sharrit, apo në Luginën e Pollogut. Sot komuna e Tetovës mbulon një sipërfaqe prej 87 km², dhe së bashku me komunat e sapokrijuara që dalin prej saj sipërfaqja është 1053 km².

Tetovë është e vendosur 460 deri në 500 metra dhe ka një klimë të butë me një temperaturë mesatare vjetore prej 11,6 °C.

Kushtet e klimës - tokësore, hidrografike dhe hapësinore janë përgjegjëse për zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë, domethënë nëpërmjet temperaturave të favorshme, toka të përshtatshme me vlerë të lartë për para dhe sasia e bollshme e potencialit ujor mundëson kultivimin e drithërave, perimeve, pemishteve, foragjereve dhe disa kulturave industriale. Sa i përket mbarështimit të bagëtive, këto kushte korrespondojnë në mënyrë specifike me zhvillimin e mbarështimit të gjedhëve dhe kullotave të larta malore, si një parakusht për zhvillimin e mbarështimit të deleve.

Lumi Shkumbin, perla e qytetit është sfida e përjetshme e qytetarëve të Tetovës, është stolia më e bukur me të cilën natyra e ka pajisur këtë rajon të mrekullueshm. Në atë ka disa centrale hidroelektrike të ndërtuara më së shumti në vitet pesëdhjeta, gjashtëdhjetë të shekullit të XX, por edhe ditët e sotme.

DemografiaRedakto

Sipas regjistrimit se popullsisë ne Maqedoni te dhenat thone se vetem ne qytetin e Tetoves bashk me Recicen e Vogel kane një popullat prej 96.129.Kurse e gjith Komuna e Tetoves te dhenat thone se mesatarish duhet te këtë reth 178.337 banore. Gati 70,3 % e popullsisë se Komunes se Tetoves janë Shqipetar , 23,2 % Maqedonas dhe vetem 2,2% Turq.

VendbanimetRedakto

Vendbanimet Komuna e Tetovës i përfshin këto vendbanime: Fshatin Bozovcë , Brodec , Vicë , Veshallë , Gajre , Recicë e madhe , Xherma, Lacë , Lisec , Recicë e vogel , Poroj , Saraqinë , Selcë , Falisht , Xhepcisht , Shipkovicë dhe qytetin e Tetoves

ReferimetRedakto

http://www.stat.gov.mk/pdf/kniga_13.pdf ne anglisht dhe maqedonisht

Shiko edheRedakto



Lidhje të jashtmeRedakto