Gajrja (Tetovë)
Është një fshat në Tetovë që shtrihet buzë malit Malit Sharr me një popullsi 100 % shqiptare.
Gajrja (Tetovë) | |
---|---|
Fshat | |
Skeda:Republika e Maqedonisë | |
Popullsia | |
• Gjithsej | 633 |
Gjeografia
RedaktoGajrja është një fshat buzë Malit Sharr, me një lartësi mbidetare prej 800 - 850 metër. Kufizohet në jug me qytetin e Tetovës, në verilindje me fshatin e Shipkovicës, në veriperendim me fshatin Lisec dhe në jugperendim me fshatin Rasadisht. Është 5 kilometer larg nga qendra e qytetit. Edhe pse fshat malor Gajrja ka tërhequr vëmendjen e qytetarve të Tetovës dhe retheve më gjerë duke u larguar nga zhurma dhe ajri i ndotur që ofron zona urbane, ku disa kanë ndërtuar shtëpi vikendi e disa të tjerë kanë zgjedhur të jetojnë në fshat. Është e pasur me rafshnalta të shumta dhe pyje. Fshati është 20 kilometër larg nga Kodra e Diellit ku e lidh e njejta rrugë.
Demografia
RedaktoSipas regjistrimit të vitit 2021, fshati kishte gjithsej 633 banorë. Grupet etnike në fshat përfshijnë:[1]
- Shqiptarët 607
- Të tjerë 26
Viti | Maqedon | Shqipëtar | Turq | Rom | Vlleh | Sërb | Bosnjak | Të tjerë | Totali |
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
2002 | 6 | 1.009 | ... | ... | ... | 1 | ... | 4 | 1.020 |
2021 | ... | 607 | ... | ... | ... | ... | ... | 26 | 633 |
Sipas regjistrimit të popullsisë shqiptare të vitit 1942, Gajre banohej nga 717 Shqiptarë Myslimanë.[2]
Në statistikat e mbledhura nga Vasil Kançovi në vitin 1900, fshati Gajre banohej nga 220 shqiptarë myslimanë.[3]
Ekonomia
RedaktoEkonomia në fshat kryesisht është mesatare. Një numër i vogel meren me bujqsi dhe blektori, shumica janë të punësuar në administratë, por dhe me biznese private në qytet. Por shtylla kryesore e ekonomisë në pergjithsi janë mergimtarët.
Kultura
Redakto‘KUR BIE KOSA E PARË MBI FSHAT’[4]
7 Marsi ne Fshatin Gajre te Tetoves Arkivuar 28 tetor 2019 tek Wayback Machine
DITA E Mesuesit
Gjithashtu në fshat gjindet njeri nga restorantet më të mira në Tetovë e me gjërë (Driada) [5] dhe Restorand Matoshi[6]
Personalitete
RedaktoMurat Isaku (16 prilll 1927 - 24 gusht 2005) Shkrimtar Shqiptar.
Abdylazis Islami ( 23 Korik 1930) Shkrimtar Shqiptar.
Shaip Kamberi - Kryetari i parë i komunës së Tetovës
Deshmoret e Lirise
RedaktoBurimet
RedaktoLidhje te jashtme
Redakto
Selia: Tetova dhe vendbanimet: Bozofci | Brodeci | Falishti | Gajrja | Gjerma | Jedoarca | Liseci | Llaca | Otunja | Poroji | Reçica e Madhe | Reçica e Vogël | Saraqina | Sellca | Setolli | Shipkovica | Veshalla | Vica | Xhepçishti
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Maqedonisë së Veriut është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |
- ^ Macedonian Census (2021), Book 5 - Total population according to the Ethnic Affiliation, Mother Tongue and Religion Arkivuar 25 dhjetor 2022 tek Wayback Machine, The State Statistical Office, Skopje, 2021
- ^ http://pop-stat.mashke.org/alb-historic/1942-diber-tetove-ethnicrel-loc.htm
- ^ Vasil Kanchov (1900). Macedonia: Ethnography and Statistics. Sofia. p. 264.
- ^ http://portalb.mk/53963-gajre-mbahet-manifestimi-kur-bie-kosa-e-pare-mbi-fshat/
- ^ Driada
- ^ https://www.youtube.com/watch?v=vl5uvEnPubw