Abdylazis Islami lindi më 29 korrik 1930 në fshatin Gajrja te Tetoves. Rrjedh nga një familje kurbetqare. Që në bankat e shkollës së mesme filloi të merret me krijimtarinë artistike për fëmijë e të rritur, por poezinë e parë botoi në vitin 1954. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse gjimnazin e ulët gjatë okupacionit në Tetovë. Shkollën normale dhe Akademinë Pedagogjike, Gjuhën dhe Letërsinë Shqipe në Shkup.

Abdylazis Islami
Emri Abdylazis
Mbiemri Islami
Lindur më 1930
Lindur në Gajrja
Vdiq më 2005
Vdiq në Tetova
Kombësia shqiptare
Shtetësia maqedone
Profesioni Poet
Abdylazis Islami

Njëhere punoi si mesues e mandej si arsimtar i gjuhës shqipe në Tetovë. Kjo punë i zgjati prej vitit 1952-1970.

Në vitin 1970-1979 qe gazetar pranë Radio Shkupit, ku edhe doli në pension. Prej atëhere jetoi dhe punoi në Tetovë. Prej vitit 1981-1991 qe redaktor teknik në revistën letrare e kulturale në Shkup.

Në vitin 1990 qe anetar i Këshillit Iniciativ në Prishtinë për pajtimin e gjakut në Tetove e rrethinë. Pajtoi, bashkë me krushqit e pajtimit, 98 familje.

Që në shkollë të mesme merrej me shkrime, shkruante poezi,tregime , romane, drama; merrej edhe me kritike letrare dhe eseistikë, merrej me mbledhjen dhe studimin e folklorit shqiptar të Sharrit; merrej edhe me perkthime letrare nga bullgarishtja dhe kroatishtja. Veprat e tij janë perkthyer në anglisht, gjermanisht, italisht, suedisht, kroatisht, sllovenisht, rumunisht, hungarisht, bullgarisht, vietnamisht, turqisht, arabisht dhe rusisht. Disa me panorama e disa me antologji. Vdiq më 16 gusht 2005 në Tetovë.

Opusi krijues i shkrimtarit Abdylazis Islami

Redakto
  1. “Këngët e zgjuara”, Prishtinë 1968.Vjersha për te ritur
  2. “Era dhe vargjet”, vjersha për të rritur, Prishtinë 1964
  3. “Mengjezi në fshat”, vjersha per fëmije, Shkup 1965
  4. “Soditje nga toka”, Prishtinë 1969
  5. “Barka ndër vale”, vjersha për të rritur,Shkup 1971
  6. “Kujtime dhe ëndrra”, vjersha e tregime për fëmije, Prishtinë 1972
  7. “Oaza”, vjersha për të rritur, Shkup 1973
  8. “Gurgurina”, vjersha për të rritur, Prishtine 1974
  9. “Fatiana”, roman për të rritur,Prishtinë 1975
  10. “Ujrat”,vjersha për të rritur,Shkup 1976
  11. “Korrieri Artan Arta”, poemë për pionerët, Prishtinë 1976
  12. “Agullina”, sonete për të rritur, Prishtinë 1978
  13. “Dritë në sfond”, kurora sonetike dhe vjersha për të rritur,Prishtinë 1980
  14. “Për qepallat e qiellit varen plepat”, vjersha për të rritur, Shkup 1983
  15. “Përralla popullore nga Sharri”, folklor, Shkup 1985
  16. “maje malesh”, Prishtinë 1985
  17. “Vajza e panjohur”, roman për fëmijë dhe të rinj, Prishtinë 1985
  18. “Meleroti”, vjersha,poemë e tregime për fëmijë,Shkup 1986
  19. “Krimi në tempull”, roman për fëmije e të rinj, Prishtinë 1987
  20. “Yjet e vendlindjes”, Tiranë 1987
  21. “Romancat e një nate vere”, vjersha për të rritur, Shkup 1987
  22. “Pëllumbi sqepartë”, roman për fëmijë, Shkup 1988
  23. “Zërat nga maja”, vjersha për të rritur, Prishtinë 1988
  24. “Endrrat bulojnë në Eldorado”, poemë dhe vjersha për të rritur, Shkup 1990
  25. “Vogelushi I fshatit Lashtor”,poemë,tregime për fëmijë e të rinj, Shkup 1992
  26. “Hekurani në Artas” roman për të rinj, Shkup 1993
  27. “Agimesha e ngujuar në shatë shpella”. Dramë për fëmijë e të rinj, Shkup 1994
  28. “Kuvendi i guximtarëve”,dramë për fëmijë e të rinj,Shkup 1994
  29. “Arianda”, dramë për fëmijë e të rinj, Shkup 1994
  30. “Peshperitjet e udhetarit plak”, poezi për të rritur, Shkup 1995
  31. “Nica”, poemë për të rritur, Tetovë 1995
  32. “Tatuazhe”, tregime për të rritur, Shkup 1996
  33. “Të treturit nga Projona”, roman për të rritur, Tetovë 1996
  34. “Dredhia”, roman për të rritur, Tetovë 1996
  35. “Farsa e katrahurës”, roman për të rritur, Tetovë 1997
  36. “Shpata në lulishte”,poezi për të rritur, Tetovë 1997
  37. “Gjurmët e valeve në shkëmb”, tregime për fëmijë
  38. “Katër kalorës”, përmbledhje vjershash për fëmijë
  39. “Mrizoni dhe Euridika”, roman për fëmijë e të rinj, Tetovë 2005
  40. "Analogjitë Prometeike" Ese, korrik 2002 Tetovë
  41. "Feniksi" poezi për të rritur, 2001 Tetovë
  42. "Shira dhe Vërshime", roman për të vegjlit 1989, Shkup
  43. "Ninëza në koshadhe", poezi 2002, Tetovë
  44. "Hija e dhimbës, poezi" 1979,Shkup
  45. "Përtej Kohës" poezi për të rritur, qershor 2005 Tetovë

Ç' shkruan të tjerët për Abdylazis Islamin??


"...Abdylazis Islami ka thyer logjikën tradicionale te poezisë shqipe dhe që dëshiron ta ruajë dhe e ruan një logjike të tillë. Kështu do të mund të thuhej se Abdylazis Islami na shfaqet si një kualitet. Ky poet na imponohet me vlerat e pamohueshme se e ka krijuar përvojen dhe vizionin e vet jetësor, me cka e sintetizon poezinë e vet dhe te imponohet si poet i cili ka krijuar stilin personal, fizionominë artistike. Veçoria e vargjeve të Abdylazis Islamit është dhimba. Abdylazis Islami është poet me ndjenjë të shquar për nuancat gjuhësore, poet i cili shkruan pse ka ç'të thotë dhe shkruan pse ndien nevojë ta thotë, atë që e ndien, dhe ta thotë bukur e intimisht, sepse ai është në gjendje të krijojë forma të reja të shprehjes poetike dhe të krijojë lidhje origjinale metaforike. Duke qëndruar larg zërit provokativ të kohës Abdylazis Islami i është afruar aq më tepër vlerës së poezisë. Duke shiquar nëpër dy dritare, ai disi ka parë më qartë...”

Rexhep Qosja, “Kritika letrare”, Prishtinë, 1969 - Prishtinë

"...Kam bindjen apsolute, se kur do të krijohet mundësia për t'u kthyer këto vepra në gjuhët më të njohura botërore, të huajt do të njihen me veprat e një djaloshi që para dyzet vjetësh u ngjit bukuritë më të larta të krijimtarisë letrare, siç thotë një shkrimtar anglez. Abdylazizi është i shqetësuar dhe i preukupuar jo vetëm si poet, por edhe si filozof ku në një varg thotë: " Mundohem ta zbuloj egon time", andaj një nga tiparet e veprës së tij është univerzaliteti, ndërsa gjuha poetike, është karakteristika në veprat e tij. Jeta e tij tepër modeste, tepër e kulluar, nuk shkon nëpër dyer ku ndahen kurorat e dekoratat. Poeti nuk e ka vendin në administratë, ai e ka vendin në histori, thotë një kritikë danez. Poezia e tij I ka shpëtuar virusit të rrëzikshëm të pseudointernacionalizmit shqiptar..."

Adriatik Kallulli, në 40-vjetorin e krijimtarisë së Abdylazis Islamit (29 tetor 1994)

"...Në kohën kur krijoi Abdylazis Islami duhej ose vargut t'ia vëmë këmbët në fyt, ose të shkohej në burg. Ai krijoi në heshtje. Akujt nuk i tha të shkruaje dicka për të. Ai cdo here qe modest. Modestia e krijoi atë. Ai është një hedhës i fjollave të fjalës që krijojnë bukuri..."

Hasan Mekuli, Prishtine

Në jetë i qetë, në vargje: Tërmet (Shkëputje për jetëshkrim)

"Asnjëherë emrin e tij s'e mbuloi harresa.Edhe më pak:veprën e tij poetike, që prej vargut të parë deri në librin e parë, edhe në vazhdim, deri në shtim, në shumë vëllime, ai ishte " Njeri që pëshpërit" në jetë i qetë, kurse në vargje: tërmet.( Në takimet e para, më dukej se ka përbirë: gjuhën. Duhej shkëputur prej heshtjes së tij, edhe fjala e parë po edhe tëtë mendimin, sepse dëshironte të dëgjoj të tjerët. Më së shumti kemi biseduar, unë me shumë fjalë, ai me një buzëqeshje të lehtë që ishte edhe gëzim e edhe shpërthimi dashurisë, të tillë e njoha, shumë vjet, që mund të rrumbullakohen, shpejt me dyzet. Dhe çdo takim i penës, ai do të ngelë në letërsinë tonë, çdo herë që më vjen në mendje Abdylazis Islami,e kam pranë edhe: Din Mehmetin. Hetoj hyrjen e paraleles, si t'ishin dy duar të djathta të një njeriu, të një shpirti, të një poeti).

Sa herë që kam dëgjuar zërin e tij, për të thënë vargun e vet, para një njeriu apo një populli, hetoja se po dëgjoja këngën e zogut, 

me krah të thyer, që askush s'ka mundur t'ia mbyllë gojën e edhe më pak t'ia thyejë penën.( Na ndante një bregore dhe shpesh më dukej se jemi në dy bregore të një deti që s'ka as të nisur e as të sosur, përsëri, me të shartur sytë në vargun e tij, ishte edhe më afër se fqiu i parë, të cilin e takon edhe njëherë në ditë.Ai vinte në mesin tonë: me dhurata. Me vargje të reja.Edhe me buzëqeshje.(Vjersha e tija kishin erë bjeshke dhe si të shtrydhura prej tij. Më hidhte në dilemë: a thua sa shpirtëra janë vendosur në një trup të njomë? Bindja e përhershme:Abdylazisi është lindur për poezi)..."

Maksut Shehu, Flaka,1990

Vendlindja si preokupim poetik

"...Po qe se vazhdojmë të lexojmë poezinë e Abdylazis Islamit me një kujdes më të madh, pra gjithnjë brenda tekstit të tij poetik, do të shohim se cenzura e tij shpirtërore, ndaç edhe jetësore,shpesh e vë poetin para të pamundshmes, para një dileme të vështirë.Ciles udhë të niset: të kurbetit apo të mbesë në mes të njerëzve të vet të varfër, atje lart në maja e Sharrit. Rrugën e dytë e sheh, para së gjithash,te përpjekjet e vazhdueshme të njerëzve tanë për të mbetur të lidhur fort për trollin se vetëm " lisi pranë lisit-lis i lartë".Kjo ide, preokupim kryesor i qenies sonë që nga Rilindja dhe që u bë lajtmotiv gati i tërë i poezisë sonë, në poezinë tonë bashkëkohore merr një dimension të ri e mjaft të theksuar: forca për jetën qëndron vetëm ne unitet.Ky nuk është vetëm problem i popujve të vegjël. Vendlindja si nocion për Abdylazis Islamin është një pasqyrë e tij jetësore-kuptimore ku përcepton e shënon çdo gjë të rëndësishme që ndodh brenda e jashtë saj, ku jeta lë apo merr diçka.Poeti është në lëvizje ekzistenciale me tokën e tij gurore dhe dëshiron të pësojë një dlirësi shpirtërore, një katarzë dhe përkundrejt përplitjeve e zatetjeve të gjata, bredhjeve e udhëtimeve në vete e jashtë saj, shpesh me pasoja të rënda, përkundër presioneve të ndryshme dhe ngjyrës e ftohtësisë së gurit,Abdylazis Islami megjithatë në atë natyrë të ashpër, burrërore, vëren se diçka po ngjallet; se gurgurina e tij prej ditës në ditë po ndërron: "Tanimë/ke ushtruar/Skifterin tënd"(Gurgurina,IX). Fshati i tij nuk është më vetëm një rrip toke gurore,para të cilës njeriu ynë i varfër shpesh e ndjeu veten të ligë.Ai ka nisur të ndërrojë, por edhe kuptimi ynë për jetën. Gurgurina e tij shndërrohet në një fuqi ekzistuese, në një grushtinë, toponim ky që bashkë me disa të tjerë si: dëshprinë, mosdaça, dufekinë bëjnë një simbolikë të fuqishme në tekstin poetik të Abdylazis Islamit e që duhet parë në kontekstin historika-shoqëror të qenies sonë.Kjo do të thotë shumë për një kolektiv të vogël njerëzor, për një zgjim të vetëdijësimit dikund në majat e errëta e me borë të Sharrit..."

Ali Podrimja,"majë malesh" (zgjedhje), Prishtinë 1983

Abdylazis Islami:"Shpata në lulishte"


 
Liber me poezi nga Poeti Abdylazis Islami

Poeti i njohur Abdylazis Islami, përmes shtëpis botuese "Logos-A", së fundi prezentohet me përmbledhjen "Shpata në lulishte"

Një tufë poezish që gufojnë me sentimentin e lartë të shprehjes artistike, në mënyrën të vazhdueshme i japin frymë vakuumit të mbyllur të fjalës se lirë,e cila nuk njeh kurrfarë kufijsh. "Me këtë vëllim poetik, shënohet gjithësesi një ngritje e re ideoartistike letrare dhe estetike e subjektit poetik në planin individual krijues të këtij poeti, por kjo do të ketë rrezatim avancues eshe në mbarë poezinë e sotme shqiptare dhe më gjerë",shprehet recenzenti i librit,Ramadan Sinani. Ky vëllim me poezi përbëhet nga nëntë cikle tematike e motivore, që si strukturë e tërësishme e këtij libri rrumbullakohet me idetë e realizuara të simbolit të mendimit të visit dhe të filozofisë poetike të universit. Sinani vlerësohet se janë stisur në këto vargje shqetësime dhe vibrime shpirtërore me rrënjët e ngulitura thellë në tokën e vendlindjes dhe ato ushqejnë trungun dhe tërë pemën e mendimeve që projektojnë deri në përmasat e universit me një gjuhë dhe sintaksë origjinale poetike të një stili të mëvetësishëm të Abdylazis Islamit (S.D.) Librin Shpata në Lulishte mund ta lexoni online Shpata në Lulishte

Fakti, e mërkurë, 17-08-2005

Lidhje të jashtme

Redakto