Shipkovica (Tetovë)
Shipkovica shtrihet ne shpatet e Malit Sharr në perëndim të Pollogut. Në lartësinë mbidetare prej 900-1100 metra perçegjatë rrugës Tetovë - Kodra e Diellit. Shipkovica ka 4200 banorë, të gjithë shqiptar. Popullsia aktive e Shipkovicës merret me bujqësi, tregti dhe një pjesë e konsiderueshme gjendet në vende të Evropës si në Gjermani, Zvicër, Itali, Norvegji, Austri, Belgjikë etj. Është me një infrastrukturë të dobët dhe ballafaqohet me disa probleme. Komunën e Shipkovicës e përbëjnë pesë vendbanime : Brodeci, Bozovca, Gajre, Liseci, Veshalla. Pas rrëzimit së komunizmit dhe shkatërrimit të ish-Jugosllavisë banorët u organizuan moralisht për tu përballuar sfidave që do të vinin, në këtë komunë po në fshatin Shipkovicë... si legjendë e pavdekshme e Sharrit... pati fatin ti njohë e ti ketë mik të shtëpisë, intelektualë, shkrimtarë, gazetarë, luftëtarë e atdhetarë të shumtë, njerëz të përmalluar ndaj kombit e atdheut, të vetëdijshëm duke qenë në shërbim të shqiptarizmit.
Shipkovicë
Шипковица | |
---|---|
Fshat | |
{{{postal_code_type}}} | 1200 |
Kultura
RedaktoNë vitin 1978, pas një aktiviteti të bujshëm në shumë lëmi të jetës kulturoro-argëtuese, u themelua Sh.K.A "Rexhep Voka" Grupit të aktivistëve të dalluar u printe Kadir Shabani. Kontribut të rëndësishëm për përpilimin e statutit të shoqërisë dhanë edhe Idriz Qaili dhe Nexhmi Uzairi. Për pregatitjen e vulave dhe libreza u dalluan Ali Aliu dhe Lazim Maksuti.
Shkolla e Shipkovicës
RedaktoHistoria jonë është e përmbushur me shembuj të shumtë të atdhedashurisë shqiptare. Misionarët e saj i kemi gjithandej : që nga jugu i Çamërisë e deri tejmatanë brigjeve të Dardanisë, Prekazi, Sllupçani, Poroji, Drenica, Shipkovica, e qindra qendra shqiptare të martirizuara. Trojet tona janë të mbushura me eshtra martirësh. Në varrezat e Shipkovicës, që gjenden tejmatanë fshatit, prehen eshtrat e Sadudinit të shenjtë, që e persekutuan deri në atë shkallë udbashët e ish-Jugosllavisë, saqë ia shembën edhe shëndetin e shpirtit. Duke vajtur gjurmave të Sadudin Gjurës, kuptojmë se edhe në atë gjendje të traumave të papërshkruara shpirtërore, u nis me shpirtin e tij të shenjtë për të kaluar kufirin, duke i lënë eshtrat tejmatanë Lerës së Veshallës, për të vajtur përjetë, në botën e engjëjve. Kështu e përshkruajnë, ata që e mbajnë mend, jetën heroike të Sadudin Gjurës, ndër të cilët edhe arsimtari i parë i Shipkovicës, Murtezan Katzadei, veteran i arsimit shqiptar me prejardhje nga Elbasani.
Murtezani pat vepruar në këto troje, ndërmjet viteve 1939-1944, duke qenë i dekoruar nga Qeveria Shqiptare me Urdhërin “Naim Frashëri” të Kl. I. E kemi parë në një fotografi të asaj kohe, sëbashku me nxënësit e Sh. F. “Rexhep Voka”, duke mbajtur uniforma shkollare dhe parollat “Rroftë Shkolla Shqipe !”, “Rroftë Flamuri !”, “Rroftë Shqipëria !”. “Murtezanin e kam pasur dy vjet mësues, na thotë njëri prej ish nxënësve. E mbaj mend edhe sot vjershën e parë që na e pat mësuar atë vit, kur qe kremtuar solemnisht, Dita e Flamurit në Shipkovicë (1942).
Kujtimet e bashkëfshatarëve tanë janë të freskëta, bindëse dhe interesante. I emëruar përmes një dekreti nga Qeveria Shqiptare, kryetar i Komunës së Shipkovicës, asokohe ishte Sefedin Kërçova, patriot me përvojë, që nga Kolonia Shqiptare e Bukureshtit.
Sefedin Kërçova, përndryshe njihej për së afërmi me bashkatdhetarët e Shipkovicës ngase disa prej tyre, kishin qenë veprimtar të dalluar të Kolonisë Shqiptare të Bukureshtit. Para se të vijë të drejtojë komunën dhe të ndihmojë shkollën e Shipkovicës, Sefedin Kërçova kishte botuar në fushë të shqiptarizmës, edhe artikuj në shtyp : “Kolonia Muhamedane e Shqiptarëve të Bukureshtit” “Java” (Tiranë, 1937).
Historia
RedaktoDuke hulumtuar botën etnike shqiptare dhe duke kërkuar shpirtin e fshatit Shipkovicë. I shtrirë në trekëndëshin e zonës kufitare ndërmjet Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, e banuar sot prej rreth pesë mijë shpirtrave, në rreth pesëqind shtëpi, ky katund ka qenë përherë vatra e patriotizmit shqiptar, i konsideruar nga disa madje, si Shqipëria e Vogël.
Me rrënjë të thella në histori, që nga periudha trako-ilire, Shipkovica figuron përherë të parë në dokumentet turke, në vitin 1453, kur banorët e saj ishin të përkatësisë fetare krishtere. Gjurmët e këtij krishterimi, sipas disave, të ritit ortodoks, kanë mbetur prezentë edhe sot e kësaj dite, për mes toponimeve "Te Kisha", "Porroj Kishës", "Marko-Livadhe", "Rasa e Markit" etj.
Duke u kthyer te lashtësia e Shipkovicës po shtojmë faktin se me termin më të lashtë të gjuhë shqipe (gur), janë të ndërlidhur disa toponime të kësaj zone : Gjuri Gjat, Gjuri me Dushk, Gjuri Alimalës, Gjuri Radences, etj.
Shipkovica është një fshat i ngarkuar me histori, Gjeografia e saj ndërlidhet me malet shqiptare të Sharrit, sipas mendimit tonë, janë malet më të bukura në botë. Shenjtëria historike e këtij mjedisi ndërlidhet me patriotët që i ka dhënë për çështjen tonë kombëtare : Rexhep Voka, Sadudin Gjura, Rexhep Ramizi, Lazim Rexhepi, Xhelal Gjura, etj.
"Te Kisha" - Toponime të këtilla kemi edhe në fshatrat tjera shqiptare si në Lisec, Gajre. Për arën e Vakafit, pleqtë e këtij fshati thonin se ka qenë kishë, ndërsa emrat e disa arave në Shipkovicë, supozohet poashtu se kemi të bëjmë me banorët e dikurshëm të këtij katundi, përkatësia konfesionale e të cilëve, ka qenë krishterizmi. Disa nga pleqtë e Shipkovicës, shqiptarët katolikë i llogarisninin si "latinë" uke shtuar se para njëqind e pesëdhjetë vitesh, nuset palloheshin të Rasha pra pa përdorimin e perçes apo të "havales" dhe pa u fshehur nga burrat, siç filluain të vrapojnë pasi e përqafuan fenë islame. Edhe në Lisec të Tetovës përmendet toponimi "te Kisha", ndërsa te kroi i fshatit si në Shipkovicë, janë mbledhur dikur gratë dhe burrat dhe kanë bërë së bashku shugurime. Asokohe, rrëfejnë pleqtë e këtij katundi, morali ishte më i lartë. Nuk martoheshin mes veti në fshat, edhe nuk kishin shqiptaret e atëhershme djallzime që kanë sot. Thorna Kacori, Rexhep Zllatku e shkrimrë të tjerë shqiptarë shkuajnë mbi rrënjët e lashta të shqiptarisë, duke shtuar se si Tahiri ka qenë i biri i i Sotirit e kështu me radhë, Shita i Hamitit nga Liseci tregonte se baba plak i tij, Bardhili kai ruajtur derra në "ograde". Ai fliste për dy shkolla te kisha : Livadhi i Madh dhe te ara e Lilës. Sipas tij ekzistojnë themele edhe te Stani i Krishtit (Kristes). Disa nga banorët e lashtë të Shipkovicës kanë pasur emra si Kola, Gjoka, Bardhi, Dhimitri, etj.
Sipas disa pleqve Shipkovica e lashtë ka qenë në Mure
RedaktoHalim Fanda, ishte i biri i Nezir Fandës, që jetoi 114 vjet. Ai ka thëne se maqedonasit bënë gërmime dhe gjetën hyrjen e kishës dhe varreza iliro - shqiptare përreth përroit të Hallës, të mbuluara me pllaka të gurit. Disa prej tyre i pat marrë vërshima, të tjerat u zhdukën nga dora e njerëzve të pa vetëdijshëm. Kishën shqiptare e kanë pasur përreth përroit të fshatit. Banorët e vjetër kanë qenë ne pjesën më të madhe ortodoks, por edhe katolik. Katolik kanë qenë Fandët që përbëjnë fisin më të madh. Ata kanë ardhur diku nga fundi i shekullit të XVIII nga krahina e Mirditës, prej Bajrakut të Fandit dhe kanë qenë katolik, por thonë se janë fisi më i fundit që ka pranuar islamizmin nga të gjitha fiset e Shipkovicës. Por ka edhe fise autoktonë siç janë Voket, Gjurajt, Mjaket, etj të cilët kanë qenë të ritit ortodoks para se të islamizohen. Cadelet vijnë nga Opoja, dhe disa prej tyre janë të fisit Krasniq e disa të fisit Shalë. Shaljanë janë shpanat, ndërsa Hadret janë me origjine nga Prokuplja dhe ne Shipkovicë janë vendosur diku nga vitet 80 të shekullit të XIX.
Banorët e të gjitha fshatrave për rreth Shipkovicës tash janë shqiptar ndërsa për shkijet që ishin në Llacë thonë se kanë pasur origjinë Vllahe me prejardhje nga Krusheva. Vllahët kane ndërtuar kalanë e Tetovës. Ata kanë qenë muratorë të ardhur nga Krusheva dhe mbas ndërtimit të kalasë një pjesë kanë mbetur në Tetovë, ku janë martuar me femra shqiptare ortodokse, duke krijuar kështu popullatën e sotme maqedonase të kësaj komune.
Në kohën e Abdurahman Pashës, Shën Gjergji, Shën Mitri, Kërshëndjellat apo Kërstofi, të gjitha këto ishin festa krishtere të kësaj zone. Gjurmët e lashta të krishterimit shqiptar dalin nga vet toponimet si Kisha e Shipkovicës, kishat e fshatrave të tjera, kisha e Shën Gjergjit në Rasadishte, madje edhe Kisha Shqiptare e Tetovës për të cilën Kërste Semarxhija deklaronte se ka qenë kishë mjake "Albanska crkva".
Sot banoret e Shipkovicës dhe të të gjithë fshatrave të Malësisë së Sharrit i takojnë fesë islame.
Shih edhe
RedaktoVeteranët e Shipkovicës
RedaktoShkrimtarë nga Shipkovica
RedaktoLidhje të jashtme
RedaktoBurimet
Redakto
Selia: Tetova dhe vendbanimet: Bozofci | Brodeci | Falishti | Gajrja | Gjerma | Jedoarca | Liseci | Llaca | Otunja | Poroji | Reçica e Madhe | Reçica e Vogël | Saraqina | Sellca | Setolli | Shipkovica | Veshalla | Vica | Xhepçishti
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Maqedonisë së Veriut është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |