Tasin Voka
Tasin Voka lindi fshatin Shipkovicë të Tetovës, më 24 korrik 1950, në një familje modeste të kësaj treve.
Shkollën fillore e kreu në Shipkovicë, ku pat për mësues të parë Shaban Rushanin (një ndër flamurtarët e arsimit shqip të kësaj ane). Pasi nuk kishte mundësi shkollimi të mëtejshëm, u detyrua të futet në punë të ndryshme, që në moshë fort të re. Pas shumë viteve në punë nga më të rëndat, nga dëshira dhe zelli për arsim, u regjistrua në një shkollë të mesme të Tetovës, ku edhe i dha të gjitha provimet, por nuk iu bë e mundur diplomimi, pasi ishte vazhdimisht i ndjekur nga regjimi titist. Si autodidakt, ai lexon e studion libra të shumta (që i vinin edhe nga Bukureshti, si në kohën e Rilindjes Kombëtare Shqiptare) dhe nis të hedhë në letër mbresat e tij jetësore, duke synuar vazhdimisht që të shkruajë letërsi të mirëfilltë. Novela për fëmijë "Mos më lini vetëm", është libri i tij i parë, që ia botoi ALBINFORMI i Tiranës, duke pasur për redaktor, shkrimtarin dhe eseistin e shquar shqiptar, Adriatik Kallulli.