Jahja Sadiku
Mulla Jahja Sadiku i njohur më së shumti si Mulla Jaha (Shipkovicë, shek. XIX) ka qenë hoxhë i shquar i malësive të Tetovës dhe mësues i Rexhep Vokës.
Zhvillohej një luftë e paparë antishqiptare, lufte kundër figurave dhe mendjeve të ndritura të kombit. Në, mesin e tyre, Jahja Sadiku, mësuesi i parë dhe trasuesi i rrugës së eruditit tonë të madh, Rexhep Voka. Sipas gojëdhënave, babai i Mulla Jahës, Baftjari, në atë kohë në Shipkovicë dhe rrethinë konsiderohej si një ndër figurat me moral të lartë dhe zotëri burrë; i pasur dhe drejtpërdrejtë, i lidhur me organizatat e ndryshme shqiptare për çlirim kombëtar. Ai përherë ishte në mbrojtje të njerëzve të mençur, përherë ishte përkrah njeriut tonë të madh, Rexhep Vokës, në mbrojtje të kombit të tij.
Pushteti në zonën e Sharrit kishte vënë sunduesit e besueshëm shqiptarë për të shtypur popullin e vet. Familja e Jahja Sadikut ishte përherë e përndjekur dhe e maltretuar nga okupatorët. Një dhomë me shumë anëtarë. Dhomat tjera u përkitnin policisë sllavo-maqedone. Ajo shtëpi mbahet mend si një kukull kuvendesh. Nën atë kulm janë organizuar tubime të ndryshme kombëtare. Mu aty mbi mulli, në dhomën e burrave kanë bujtur figurat e kombit. Thuhet se, një natë në atë dhomë ka qëndruar edhe Isa Boletini. Kur ishte fjala tek trysnia ndaj familjes dhe personalisht ndaj Mulla Jahës këtu vlen të theksohet fakti i gjallë i persekutimit të tij nga ana e njerëzve të shitur të atyre që fund e krye "këblen" e kishli të kthyer kah, Beogradi.
Forcat e errëta, Mulla Jahës nuk i jepnin ujë për ujitjen e fushës, përherë e ndanin nga qytetarët e rrethit. Gjithnjë bënin presion që edhe fshatarët mos takoheshin me të dhe familjen e tij. Kështu nga lëvizjet e shumta që bëheshin për çlirim kombëtar, ai bie pre e spiunëve dhe vasalëve komunistë. Burgoset në burgun e Idrizovës në Shkup. Për ketë lajhi gëzohet pushteti, gëzohen shërbëtorët.
Thuhet se, në atë moment, kur Mulla Jaha është burgosur, ia kanë hequr mjekrën (si që dihet ishte hoxhë, ishte parlamentar) ; armiqtë e kombit, shërbetorët dhe vazalët e sërbizmit kënaqen me atë lajm dhe pa kurrfarë turpi në mes të sokakut janë shprehur: "Pak e ka ai, nuk ia kanë prerë kokën po mjekrën". Kjo thënie edhe sot e kësaj dite dëshmon për aktualitete të këtilla, dëshmon për veprime të pahishme të krimineleve dhe të shërbimeve të huaja këtu ndër shqiptarët e Maqedonisë. Sido që të jetë, Mulla Jaha mbetet në zemrën e Shipkovicës dhe shqiptarëve. Respekti ynë për figurën e tij do t'u përcillet breznive. Do ti këndohet kengë dhe do t’i kushtohen poezi si kjo e poetit Shaip Emërllahu, me titull "Pëshpërimë dyzetmotesh".
PËSHPËRIMË DYZETMOTESH
Redakto- Mulla Jahës
- në hapësira lirie i nxirnin një lagje njerëzish
- ende pa dhënë dritë dielli i përtypnin
- kur erërat e ftohta tundnin flamurin
- me ta ngroheshim krahëve të Sharrit
- shikimin e kishin qepur mbi Shqipëri
- zhgjëndronin ëndrrën
- kur një hingëllimë kalëtroje çeli
- në pëshpërimë dyzetmotesh u bronzuan
- pranverat zgjoheshin nga kollitja e tyre