Reçica e Vogël
Reçica e Vogël është fshat në komunën e Tetovës.
Reçica e Vogël | |
---|---|
Fshat | |
Gjeografia
RedaktoRrugës rajonale rrëzë Malit Sharr në përpjetën karakteristike ku pjerrtësia është e theksuar shtrihet fshati Reçicë e Vogël në jugperëndim të Tetovës që në këto dy dekadat e fundit ka filluar të shtrihet në fushat e dikurshme në hapësirën në mes të rrugës rajonale Tetovë-Pirok dhe magjistrales. Ky lokalitet nuk mund të dallohet se ku e ka vijën e ndarjes me Reçicën e Madhe.Ky fshat graviton në Komunën e Tetovës dhe se pjesa dërmuese trajtohet pjesë urbane dhe një pjesë e vogël zonë rurale, ka mbi 1700 shtëpi dhe mbi 13000 banorë. Kufizohet me Lagjen e Teqes, Reçicën e Madhe, Rasadishtën, Gajren dhe Sëllarcën e Poshtme.
Kultura
RedaktoShkollimi
RedaktoEdhe pse ka mbi 1500 nxënës që mësimin e ndjekin numri më i madh në shkollën fillore "Naim Frashëri" dhe pjesa tjetër në shkollën fillore "Përparimi" në Reçicë të Madhe.
Historia
RedaktoKy lokalitet përmendet në historiografi që në shekullin e XI gjegjësisht në periudhën e mbretit bizant ROMANI i III ARGIROS 1028-1034 dhe atë për shkak të Kishës së Shën Gjergjit e cila në vitin 1930 është rindërtuar, edhe pse ky lokalitet i lashtë ka pasur edhe dy kisha tjera, atë të Shën Mërisë dhe Shën e Diela, po ashtu përmendet edhe në kohën e mbretit Konstandin Aseni 1258-1277 si dhe në kohën e mbretit të Mesisë Millutin në vitin 1300 që kanë të bëjnë me dëshmitë për dhe rreth kishës së Shën Gjergjit. Në historiografinë e dëshmive të Isa Beut në Pollogu të Tetovës dhe Gostivarit në vitin 1455, fshati i sotëm Reçicë e Vogël përmendet me 66 shtëpi. Ndërsa, në defterët e osmanlinjve të shekullit XV përmenden Reçica e Vogël dhe Reçica e Madhe bashkë në vitet si: 1452/53 ka pasur 66 familje dhe 4 të pamartuar, më 1467/68 me 100 familje, 5 të pamartuar dhe 23 vejusha, më 1481/82 ka pasur 99 familje, 12 vejusha si dhe për herë të parë hasen 2 familje të fesë islame.
Selia: Tetova dhe vendbanimet: Bozofci | Brodeci | Falishti | Gajrja | Gjerma | Jedoarca | Liseci | Llaca | Otunja | Poroji | Reçica e Madhe | Reçica e Vogël | Saraqina | Sellca | Setolli | Shipkovica | Veshalla | Vica | Xhepçishti
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Maqedonisë së Veriut është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |