Brodec (Maqedonisht: Бродец) është një fshat në komunën e Tetovës, Maqedonia e Veriut.

Brodec
Fshat
Popullsia
 • Gjithsej1.136
{{{postal_code_type}}}
22011

Gjeografia

Redakto

Fshati Brodec gjendet në malësi të Tetovës, më një lartësi mbidetare prej 1000-1200 metra. Ka tok mesatarisht pjellore, rrafshnalta të skajshme, me bjeshkë të larta, në fshatin Brodec bën pjesë edhe bjeshka Kobilica e cila ka një lartësi mbidetare mbi 1650 metër.

Demografia

Redakto

Ka popullsi etnikisht shqiptarë, flasin gjuhën shqipe, dhe kanë përkatësin fetare myslimane.

Popullata e fshatit Brodec sillet rreth 1200 banorë, dhe ka përafërsisht 200 shtëpi.

Ekonomia

Redakto

Njerëzit në këtë fshat më shumë meren me bukësi, blegtori, ndërsa pjesa e dendur e njerëzve janë në mërgim.

Kultura

Redakto

Arsimi para shekullit te kaluar ishte në një nivel shumë të ulët, sepse shkolla e parë fillore u hap menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, ku arsimi ishte vetëm 4 vjeçar, ndërsa shkolla tetëvjeçare u hap në vitin 1980..

Historia

Redakto

Sipas disa te dhënave jo te verifikuara emri i fshatit do te thotë: "anije qe ec".