Lumi i Shkumbinit (Maqedoni)

(Përcjellë nga Lumi Shkumbin Tetove)
This is the stable version, checked on 30 mars 2020. 1 pending change awaits review.

Shkumbin (maqedonisht: Пена/Pena) është lumi më i madh në Polog, pas lumit Vardar. Është dega më e madhe e Vardarit nga liqenet e Sharrit.

Burimi dhe derdhja

Redakto

Burimi i lumit fillon në rajonin e Cabriolicës dhe Borisloicës, në Malet e Sharrit, 2.500 metra mbi nivelin e detit. Në fillim, ka dy lumenj të vegjël që bashkohen në fshatrat Veshallë dhe Bozoc.[1]

Poashtu kalon neper qender te qytetit te Tetoves dhe bashkohet me lumin Vardar ne afersi te fshatit të Saraqinës.

Karakteristikat

Redakto

Burimet e lumit janë mbi 2500 metra mbi nivelin e detit dhe janë 27 km të gjatë. Në shtratin e lumenjve derdhen 12 lumenj të tjerë. Më e rëndësishmja prej tyre është lumi Karanikolovska, Przhina, Vejka, Lesnhička dhe Brodečka. [2]

E rëndësishme

Redakto

Lumi Shkumbin është i rëndësishëm për qytetin e Tetoves jo vetëm si simbol i qytetit, por edhe si objekt ekonomik. Nga pikëpamja turistike lumi me rrjedhën e egër malore dhe ujëvarat e bukura tërheq shumë turistë. Nga pikëpamja ekonomike lumi është i rëndësishëm sepse në të janë ndërtuar katër hidrocentrale, njëra prej të cilave eshte e para në Maqedoninë e Veriut.

Në vitin 1979, pas shirave të rrëmbyeshëm, lumi mbushti dhe shkaktoi përmbytje në Tetovë. [3]

Burimet

Redakto
  1. ^ Dusan Krivokapiq: "Shar-Planina", botim i "Vula Turistike", Beograd, 1969
  2. ^ Zivko Stefanovski, Napredok Tetovë, Shar Planina, f. 68-70
  3. ^ Kuzman Najdoski: "Tetova në të kaluarën", edicioni i vitit 1964. Shtypshkronja "Napredok" Tetovë