Universiteti i Sarajevës
Universiteti i Sarajevës është universiteti më i vjetër dhe më i njohur në Bosnje dhe Hercegovinë.
Univerzitet u Sarajevu Универзитет у Сарајеву | |
Latin: Universitas Studiorum Saraievoensis | |
Lloji | Publik |
---|---|
Themelimi | 1949 |
Rektori | Prof. dr. Rifat Shkrijeli [1] |
Stafi akademik | 1,302 |
Studentë | 30,866 |
Location | , |
Kampusi | Urban |
Affiliations | Shoqata evropiane e universiteteve |
Faqja zyrtare | unsa.baGabim i përfshirjes: {{En}} është vetëm për emërhapësirën e Skeda. Përdorni më mirë {{lang-en}} ose {{in lang|en}}. |
Histori
RedaktoUniversiteti daton nga viti 1531, kur Gazi Husrev-beu në Sarajevë themeloi një Hanikah, si një shkollë e mesme e filozofisë sufiste, i cila në vitin 1537 u kompletua si një institucion në të cilin studioheshin shkencat islame. Lidhur me këtë janë zhvilluar tri disciplina klasike karakteristike për universitetet katolike: teologjia, drejtësia dhe filozofia, si dhe biblioteka universitare.
Në periudhën Austro-hungareze, 1887 - 1912 hapet edhe Shkolla, si një shkollë e lartë pesëvjeçare.[2]
Historia bashkëkohore e Universitetit të Sarajevës fillon me hapjen e institucioneve të para të arsimit të lartë fetar në prag të Luftës së Dytë Botërore. Në këtë periudhë hapen një varg institucionesh të arsimit të lartë si p.sh. Fakulteti i Bujqësi-Pylltarisë në vitin 1940, pastaj Fakulteti i Mjekësisë në vitin 1944[2] . Pas Luftës së Dytë Botërore, në vitin 1946, rifilluan punën fakultetet e mjekësisë, fakulteti juridik si dhe Shkolla e Lartë Pedagogjike. Në vitin 1948 rifillon punën Fakulteti i Bujqësi - Pylltarisë, dhe në vitin 1949 rihapet Fakulteti Teknik.[2]
Me zgjedhjen e rektorit të parë, më 2 dhjetor të vitit 1949, Universiteti në Sarajevë edhe zyrtarisht rifilloi punën e tij.[2]
Anëtarët e universitetit
Redakto- Akademia e arteve
- Akademia e arteve skenike
- Fakulteti Arkitektonik
- Fakulteti Ekonomik
- Fakulteti Elektroteknik
- Fakulteti i kriminalistikës, kriminologjisë dhe studimeve të sigurisë
- Fakulteti i shkencave politike
- Fakulteti i sporteve dhe edukimit fizik
- Fakulteti për trafik dhe komunikim
- Fakulteti i studimeve mbi shëndetin
- Fakulteti i Farmacisë
- Fakulteti i filozofisë
- Fakulteti i Ndërtimtarisë
- Fakulteti i inxhinierise
- Fakulteti i Mjeksisë
- Akademia Muzikore
- Akademia Pedagogjike
- Fakulteti i bujqësisë
- Fakulteti Juridik
- Fakulteti i Shkencave Natyrore-matematikore
- Fakulteti i Stomatologjisë
- Fakulteti i Pylltarisë
- Fakulteti i Veterinarisë
- Instituti për inxhinieri gjenetike dhe bioteknologji
Anëtarët e tjerë
Redakto- Qendra klinike Universitare në Sarajevë,
- Biblioteka kombëtare dhe universitare e Bosnjës dhe Hercegovinës
Anëtarët e asociuar
Redakto- Fakulteti për administrimin
- Fakulteti i Studimeve Katolike
- Fakulteti i shkencave islame
- Instituti për hulumtimin e krimeve kundër njerëzimit dhe të drejtës ndërkombëtare
- Instituti për histori
- Instituti i Orientalistikës
- Qendra Studentore Sarajevë
Qendrat universitare,
Redakto- Qendra Universitare Tele Informative UTIC
- Qendra për të drejtat e njeriut (HRC)
- Qendra ndërdisiplinore për studimet pasuniversitare, Universiteti në Sarajevë
Referime
Redakto- ^ Rifat Škrijelj novi rektor UNSA
- ^ a b c d Historijat Univerziteta Vizituar më 13.08.2016.