Muzeu i Hekurudhave të Kosovës (anglisht: Kosovo Railways Museum) në Fushë Kosovë është një muze unik jo vetëm në mesin e muzeumeve nacionale në Kosovë por edhe në gjithë hapsirën shqipfolëse. [1] [2]

Një lokomotivë e vjetër e ekspozuar pranë Muzeut të Hekurudhave të Kosovës në Fushë Kosovë

Historiku

Redakto

Historiku i gjatë i Hekurudhave Kosovare zë fill në vitin e largët 1874 kur ndërtohet linja e parë hekurudhore Hani i Elezit - Fushë Kosovë - Mitrovicë si pjesë e linjës hekurudhore Selanik - Shkup - Mitrovicë. Padyshim që një veprimtari me një histori mbi 140 vjeçare e meritonte një muze të veçantë. Iniciativa për krijimin (themelimin) e këtij institucion lindi spontanisht në shtator të vitit 2006 dhe përfundoi me 24 Gusht 2007 kur edhe u bë inaugurimi solemn i tij në prani të punonjësve të Hekurudhave të Kosovës dhe shumë mysafirëve të ftuar të Qeverisë së Kosovës, UNMIK-ut dhe KFOR-it. [3]

Muzeu i Hekurudhave të Kosovës me koleksionet e veta ekzistuese, të ilustruara me fotografi dhe përshkrime të shkurtëra, i ka dyert e hapura për hulumtuesit me shije të mprehtë, të cilët në këtë muze do të gjejnë burimin e kënaqësisë estetike. Shikuar nga aspekti historik, muzeu në një kuptim është depo e përshtatshme për grumbullimin, rregullimin dhe ruajtjen e këtij koleksioni për pasardhësit tanë dhe gjeneratat e mëvonshme. Muzeu është një lloj strehimi për koleksionet e vjetra që njerëzit dhe ngjarjet, me dhunë i kanë ndarë nga mesi i tyre natyror dhe i kanë lënë në mëshirën e kohës e të fatit. Për këtë, shërbimet profesionale të muzeut janë të angazhuara që të sigurojnë ruajtjen, ripertritjen dhe vendosjen sa më të mirë të këtyre veglave teknike dhe t’i mbrojnë ato nga ndikimet e kohës. Përveq koleksionit të mjeteve dhe veglave tjera në Muzeun e Hekurudhave të kosovës janë sistemuar edhe libra, dorëshkrime, vegla, vula dhe fotografi të vjetra dhe bashkëkohore të transportit hekurudhor kosovar dhe ndërkombëtar. Mes eksponateve të tjera ndodhet edhe Lokomotiva me avull prodhim i vitit 1922.[1] [2]

Galeria

Redakto

Shih edhe

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ a b "Ky është Muzeu i Hekurudhave të Kosovës". 22 shtator 2018. Marrë më 8 shkurt 2020.
  2. ^ a b Flowers, Andy (4 janar 2001). "Class 20s to Kosovo!". Arkivuar nga origjinali më 19 shkurt 2001. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ http://infrakos.com/wp-content/uploads/2012/06/REVISTAHEKURUDHAII3.pdf