Kostandin Kastrioti (1437/8 -?) ishte një feudal arbër dhe një anëtar i familjes Kastrioti.

Ai ishte nipi i Skënderbeut, ndërsa emri i babait të tij është i panjohur. Gjatë Ekspeditës të Skënderbeut në itali në moshën njëzet e dy ose njëzet e tre ai u dërgua në Itali për të komanduar një kontigjent të trupave për të ndihmuar Ferdinand I i Napolit për të ruajtur sundimin e tij kundër Angevin-ëve dhe aleatëvetë tyre.

Pasi që Skënderbeu ishte i zënë me punët e brendshme në Arbëri, Kostandini luajti një rol kryesor në ekspeditë arbërore para ardhjes së xhaxhait të tij. Ai shërbeu nën urdhrat e Ferdinand-it i cili ishte duke u përpjekur për të rimarrë territorin e tij, pasi ato u pushtuan nga Angevin-ët dhe aleatët e tyre.

Së bashku me kalorësinë e Kostandinit, Francesco del Balzo, Duka i Andria-s i cili kishte mbetur besnik ndaj Ferdinandit, arriti të mposhtë Ercole d'Este, një nga fisnikët pro-Angevin në Gargano. Kostandini dhe Ferdinandi ishin në gjendje për të rimarrë teritoret e humbur para se Skënderbeu të zbarkoi në Itali dhe më pas të marr komandën.[1]

Burimi

Redakto
  1. ^ Frashëri, Kristo (2002), Gjergj Kastrioti Skënderbeu: jeta dhe vepra, 1405–1468, Botimet Toena, ISBN 99927-1-627-4