Kota
fshat të Shqipëri
Kota është një fshat në komunën Kotë në rrethin e Vlorës të Shqipërisë, gjatë rrugës Vlorë-Tepelenë, në bregun e djathtë të lumit të Shushicës.[1] Është qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Petë e Vllahinë. Kota ka histori të hershme. Dëshmohet si vendbanim i vjetër ilir. Buzë Shushicës është zbuluar një varrezë ilire ku janë gjetur objekte të ndryshme, si dhe monedha me mbishkrimin Amantia. Më 1920-n, për disa ditë rresht aty është zhvilluar një nga luftërat më të ashpra për dëbimin e pushtuesve italianë. Deri më 1970-n kishte drejtim kryesor blegtorinë, më pas prodhimin e drithërave e të lulediellit.
Kota | |
---|---|
Popullsia | |
• Gjithsej | 1.899 [1] |
Refereime
Redakto- ^ a b Fjalori enciklopedik shqiptar. Vëll. Vëllimi i dytë: H-M (bot. Botimi i ri). Tiranë: Akademia e Shkencave e Shqipërisë. 2008. fq. 1327. ISBN 978-99956-10-28-9.
Shih edhe
RedaktoKomuna Kotë |
---|
Lapardha · Kotë · Vodicë · Vajzë · Drashovicë · Mavrovë · Gumenicë · Hysoverdhë · Mazhar · Shkallë-Mavrovë |
redaktoni kutinë |
Ky artikull në lidhje me njësitë administrative të Shqipërisë është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |