Kozma Mone sportist shqiptar, lindur më 3 Tetor 1937. Legjenda e basketbollit fierak me ekipin e Apolonisë, i cili ka shënuar rezultatet më të larta gjatë kohës kur drejtohej nga Kozma Mone. Titujt dhe nderimet për të kanë qenë të shumta dhe të merituara, ku mes të tjerash është vlerësuar dhe si “Qytetar Nderi” nga Bashkia e Fierit. U nda nga jeta më 24 nëntor 2020.