Krem me çaj
- Përbërësit. Për 6 persona: 1/2 çaj i errët, 1/2 L krem qumështi, 60 g sheqer, 5 vezë, 1 ose 2 limona, sheqer pudër.
- Përgatitja. Zijeni krem qumështin derisa të shterojë deri në gjysëm, shtoni sheqerin, çajin, 3 të verdha dhe 2 vezë të plota duke i rrahur mirë me rrahëse. Kalojeni masën në një kullesë me rrjeta fine. Hidheni në një formë dhe mbajeni në banjo-mari në 150 °C për rreth 20 minuta, apo deri në momentin që nëse zhytni në krem një kunj të drunjtë e nxirrni të pastër. Përmbyseni në një pjatë servirjeje, zbukurojeni me feta limoni rreth e rrotull dhe spërkateni me sheqer pudër.