Kreshnik Çipi (lindur në Vlorë15 shkurt 1958) deputet i Partisë DemokratikeKuvendin e Shqipërisë.

Kreshnik Çipi

Ish-Deputet i Kuvendit të Shqipërisë
Fotoporteti
Emri Kreshnik
Mbiemri Çipi
Lindur më 15 shkurt1958
Lindur në Vlorë
Kombësia shqiptar
Profesioni Politikan, Mësues, Futbollist
Partia politike Partia Demokratike

Shkollën e mesme e ka kryer në qytetin e lindjes, Vlorë. Kryen studimet e larta në Institutin e Kulturës Fizike dhe Sporteve në Tiranë në vitin 1990. Ka kryer edhe Fakultetin Juridik në Universitetin e Vlorës. Në vitin 1973 – 1992, është aktivizuar me skuadrën e Flamurtarit të qytetit të Vlorës. Gjatë kësaj periudhe është aktivizuar pak edhe me Dinamon e Tiranës në ndeshjet kundër Ajaksit për Kupat e Evropës. Ka qenë nga shtyllat kryesore të Flamurtarit të viteve 1980 me të cilin ka arritur suksese të mëdha në arenën ndërkombëtare. Ka fituar Kupën e Shqipërisë dhe titullin kampion kombëtar me Flamurtarin. Ka fituar shumë tituj nderi, është Mjeshtër i merituar i Sportit. Ka marrë medaljen e artë Për merita të Shquara në Sport. Ka mbajtur për 19 vjet fanellën e Flamurtarit, qe është një rekord dhe për 10 vjet shiritin e kapitenit te skuadrës qe përben gjithashtu një rekord. Tashme është deputet i Partisë Demokratike te Shqipërisë ne qytetin e Vlorës.