'Kripërat janë komponime kryesisht elektrokovalente. Kur ndodhen në gjendje të ngurtë, joni eshte i radhitur në rrjete kristalore. Në gjendjen e shkrirë dhe kur treten në ujë e përcojnë rrymën elektrike. Për nga përbërja e tyre mund të jenë: kripëra neutrale, kripëra acidike, kripëra bazike, kripëra komplekse dhe kripëra të dyfish

Kripërat neutrale

Redakto
 
Disa minerale të kripërave

Këto kripëra përfitohen kur të gjitha atomet e hidrogjenit të acideve zëvëndësohen me metale. Këto kripëra neutrale përfitohen nga të gjitha acidet dhe bazat pa marrë prasysh bazicitetitn ose aciditetin e tyre apo fortësinë.

Kripërat acidike

Redakto

Këto kripëra përmbajnë në vete jone të hidrogjenit, të cilat në tretësira ujore janë në gjendje të kalojnë në tretësirë. Këto kripëra përfitohen nga acidet polibazike, duke u zëvëndësuar parcialisht atomet e hidrogjenit me metale, nga rrjedh se këto kripëra përmbajnë në vete atome të hidrogjenit që ende mund të zëvëndësohen me metale.

Kripërat bazike

Redakto

Këto kripera përbajnë në vete grupin hidroksilik, të aftë të kalojnë në gjendje jonike- MgOHCl. Këto përfitohen nga bazat polihidroksilike, duke i zëvëndësuar parcialisht grupet hidroksile me anion.

Kripërat komplekse

Redakto
 
Struktura e Sulfatit-Anion (SO42−)

Kripërat komplekse përfitohen zakonisht gjatë reaksionit në mes të dy kripërave me anion të përbashkët. Nëse në cianurin e hekurit (II) veprohet me cianurin e kaliumit, formohet kripa komplekse, ferrocianuri i kaliumit, ose kur në tretësirë të sulfatit të bakrit (II) shtohet amoniaku formohet kompleksi me ngjyrë të kaltër.

Joni i bakrit te kjo kripë komplekse O ZYSH TE DUA quhet joni qendror. Te komponimet komplekse më së shpeshti n qendror është joni i metalit. Rreth këtij joni janë të radhitura jonet ose molekulat neutrale dhe në këtë mënyrë formojnë sferën e brendshme të kompleksit. Këto jone quhen adende ose ligande. Numri i adendeve që lidhen me jonin qendror quhet numri koordinativ. Më së shpeshti ky numër është 6, 4, e rrallë 2. Adendet së bashku me jonin qendror shënohen në formulë me kllapa të mesme. Lidhja në mes të jonit qendror dhe adendeve është lidhje kordinative. Jonet e tjera, të cilat nuk ndodhen në sferën koordinative të brendshme, sajojnë sferën e jashtme. Gjatë tretjes në ujë të komponimeve komplekse jonet e sferës së jashtme ndeshen, nga del se lidhja e këtij joni qendror është lidhje jonike. Sfera koordinative e brebdshem së bashku me jonin qendror sillet si molekulë e pashpërbashkuar, shkon në tretësiarë si jon kompleks.

Kripërat e dyfishta

Redakto

Kripërat e dyfishta formohen me kristalizimin e tretësirës ujore të dy kripërave të thjeshta, për shembull, gjatë kristalizimit t tretësirës së ferrosulfatit dhe sulfatit të amonit, formohen kripëra e dyfishtë, e cila kristalizon me gjashtë molekula ujë. Gjatë tretjes në ujë këto kripëra më parë zbërthehen në kripëra të thjeshta e pasta secila shpërbashkohet si të jetë vetëm në ujë. KREJT GABIM MORE