Bakri
Bakri (lat. Cuprum) është një element kimik i cili në sistemin periodik gjendet me simbolin Cu dhe numrin rendor 29. Është një metal i periodës së 4 në grupin e 11 të sistemit periodik. Ai po ashtu ka ngjyra te kuqe. Emri kuprum rrjedh prej fjalës cyprium "mineral nga ishulli i Qipros". Bakri ka qenë metali i parë i përdorur nga njëriu për prodhimin e veglave të ndryshme si dhe të armëve. Sende prej bakri (unaza, gjerdanë, byzylykë etj.) jan gjetur në Irak 8700 vjet para erës së re.
Bakri | |
Është metal i butë dhe i lakueshëm i cili lehtë telëzohet. Ka përçueshmëri shumë të lartë të nxehtësisë dhe elektricitetit. Sipërfaqja e sapo-ekspozuar e bakrit ka ngjyrë të portokalltë në të kuqe, por në prani të lagështisë dhe dioksidit të karbonit formohet një shtresë e gjelbër e karbonatit bazik të bakrit (II) i cili e mbron nga oksidimi i mëtejshëm.
Në përbërjet kimike bakri mund të jetë në gjendjen e oksidimit +1 dhe +2. Gjendja +1 oksidohet lehtë. Ajo është e qendrueshme vetëm në përbërjet e patretshme si: CuCl, Cu2O dhe në përbërjet komplekse. Gjendja e oksidimit +2 është më e zakonshmja. Joni Cu2+ ngjyros në të kaltër tretësirat ku ndodhet. Sulfati i bakrit CuSO4 përdoret në bujqësi si dezinfektant. Perberjet e bakrit jane te gjitha helmuese.
Përfitimi
RedaktoNë natyrë bakri ndodhet në formë të mineraleve si: kupriti (Cu2O), kalkozina (Cu2S), kalkopiriti (CuFeS2), etj, por edhe në gjendje elementare (i pastër deri 99%). Industrialisht bakri përfitohet duke u nisur nga sulfuret si kalkopiriti dhe kalkozina. Duhet te veme re qe bakri nxirret nga mbi 13 shtete te botes si:
1)Italia
2)Gjermania
3)Qipro etj
Procesi i përfitimit të bakrit
RedaktoZakonisht mineralet e bakrit kanë koncentrim të bakrit vetëm ~0.6%. Me metodën e frothit ose biokullimit (me ndihmën e organizmave) ky koncentrim rritet deri në 15%. Nxerja e këtij materiali me dioksid silikoni (SiO2) e heq shumicën e hekurit të padëshiruar, duke lënë pas një masë që përbëhet kryesisht nga Cu2S. Kjo masë piqet për të shndërruar sulfuret e bakrit në okside, sipas reaksionit:
Oksidi kuprik pastaj nxehet për të formuar bakrin, sipas formulës:
Bakri i përfituar në këtë mënyrë është bakër blistër (ose bakër brut), i cili është 99% i pastër, ndërsa pjesa tjetër është oksigjen, ar dhe platinë. Heqja e oksigjenit bëhet me kalimin e gazit natyror nepër bakrin blistër, ndërsa ari dhe platina hiqen me elektrolizë. Si hap i fundit për përfitimin e bakrit 100% të pastër përdoret elektro-rafinimi:
.
Përdorimi
RedaktoPas hekurit dhe aluminit, bakri është metali që përdoret më së shumti. Përdoret kryesisht për prodhimin e telave, për mbulimin e çative, në hidraulikë, dhe në makineri industriale.
Telat dhe kabujt
RedaktoBakri është përcjellësi elektrik që preferohet më së shumti, përveç për përçimin e rrymës elektrike me anën e largpërçuesve ku përdoret alumini. Përdorimi i lartë i bakrit shpjegohet në sajë të vetive të tij: ai ka përçueshmëri të lartë të elektricitetit dhe nxehtesisë, është i butë, elastik, rezistent ndaj deformimeve dhe korrozionit, telëzohet dhe petëzohet lehtë, etj. Telat e bakrit përdoren për gjenerimin, përçimin, dhe shpërndarjen e energjisë elektrike. Gjithashtu përdoren për telekomunikim, për ndërtimin e qarqeve elektrike, dhe të një numri tejet të madh të pajisjeve elektrike. Rreth 50% e bakrit të prodhuar përdoret për prodhimin e telave dhe kabujve.
Pajisjet elektronike
RedaktoBakri gjithmonë e më shumë po përdoret në ndërtimin e qarqeve të integruara (për shkak të përçueshmërisë së elektricitetit), ftohësve elektrikë (ventilatorëve dhe ftohësve me lëngje për shkak të vetive termike), elektromagnetëve, tubave të vakumit, etj.
Përdorimi në arkitekturë
RedaktoQë nga kohët e lashta bakri është përdorur në ndërtimtari për shkak të rezistencës së tij nga korrozioni dhe klima. Ai përdoret në çati, izolatorë, ullukë shiu, dhe dyer.
Edhe pse bakri elemental është i prekshëm nga lagështia, mbulesa e gjelbërt e tij që formohet nga lagështia atmosferike është më rezistente, prandaj përdoret më shumë.
Përfitimi i lidhjeve metalike (aliazheve)
RedaktoBakri përdoret edhe për prodhimin e lidhjeve metalike (aliazheve) si: tunxhi (bakër dhe zink), bronzi (bakër dhe kallaj) dhe disa lidhje metalike speciale.
Kupronikeli (që është kombinim i bakrit dhe nikelit) është aliazh rezistent ndaj ndryshkjes që përdoret kryesisht për prodhimin e monedhave metalike.
Shiko edhe
RedaktoMetalet alkaline | Metalet alkaline tokësore | Lantanoidet | Aktinidet | Metalet kalimtare | Metalet tjera | Jometale | Jometale tjera | Halogjene | Gazrat fisnike |
Ac | Ag | Al | Am | Ar | As | At | Au | B | Ba | Be | Bh | Bi | Bk | Br | C | Ca | Cd | Ce | Cf | Cl | Cm | Cn | Co | Cr | Cs | Cu | Db | Ds | Dy | Er | Es | Eu | F | Fe | Fl | Fm | Fr | Ga | Gd | Ge | H | He | Hf | Hg | Ho | Hs | I | In | Ir | K | | Kr | La | Li | Lr | Lu | Lv | Mc | Md | Mg | Mn | Mo | Mt | N | Na | Nb | Nd | Ne | Nh | Ni | No | Np | O | Og | Os | P | Pa | Pb | Pd | Pm | Po | Pr | Pt | Pu | Ra | Rb | Re | Rf | Rg | Rh | Rn | Ru | S | Sb | Sc | Se | Sg | Si | Sm | Sn | Sr | Ta | Tb | Tc | Te | Th | Ti | Tl | Tm | Ts | U | V | W | Xe | Y | Yb | Zn | Zr
Ky artikull nga Kimia është i cunguar. Ti mund të ndihmosh Wikipedian duke e përmirësuar këtë artikull.