Platina

element kimik me numrin atomik 78
(Përcjellë nga Platini)
Platina

Platini është metal i çmuar shumë i rëndë, i butë si ari, me ngjyrë hiri në të bardhë, që shkrin në temperaturë të lartë dhe që përdoret për të bërë sende zbukurimi, enë kimike etj. Simboli kimik i tij është Pt dhe në sistemin periodik radhitet me numrin rëndor 78.


Shiko edhe këtë

Redakto

Platini

Redakto

Platini është një element kimik me simbolin atomik Pt dhe numrin atomik 78. Në Tabelën Periodike të Elementeve ai është në grupin e 10. I rëndë, i petëzueshëm, i punueshëm, i çmuar, një metal kalimtar i bardhë-gri, Platini është rezistent ndaj gërryerjeve dhe ngjan me disa nga xeherorët e nikelit dhe bakrit nëpër disa depozita native. Platini përdoret për bizhuteri, në pajisjet laboratorike, lidhjet elektrike, në stomatologji, aparat i kontrollit të emetimit të makinave. Shufrat e Platinit kanë një kod qarkullimi të vendosur nga ISO (International Organization for Standardization) që është XPT.

Platini Pt

  • Struktura : paketim i ngjeshur KUBIK i Pt :
    • Qeliza elementare : kub faqecentruar
    • Lidhje metalike
  • Simetria e brendshme : Fm3m
  • Singonia : KUBIKE
  • Elementë izomorfë :
  • Pt : Fe (deri 50% poliksen), Pd, Os, Ir, Rh, Ru, …
  • Veti Fizike :
  • Ngjyra : bardhë-gri (errëson përmbajtja e Fe)
  • Ngjyra e vijës : bardhë
  • Shkëlqimi : metalik
  • Rrallë kristale kubikë, rombododekaedrikë ;
  • përgjithësisht kollomorf
  • Shpetëzimi : dobët
  • Fortësia : 4-4.5
  • Densiteti : deri 18-21
  • Gjeneza : magmatike, rrallë hidrotermale, grumbullohet edhe në shkrifërime
  • Bashkëshoqërohet : cr, ol, px, py, gal, sph, asp, Q, kalc …
  • Përdorimi : Mineral për nxjerrjen e Pt
  • Tjetërsimi : shumë i qëndrueshëm


Karakteristika të rëndësishme

Redakto

Kur është i pastër, metali është në ngjyrë gri në të bardhë dhe i ngurtë. Veshja e Platinit dhe karakteristikat e rezistencës së shkëlqimit të tij janë shumë të përshtatshme për të bërë bizhuteri të përsosura. Platini është më i çmuar se ari. Çmimi i Platinit ndryshon sipas mundësisë së sigurimit të tij, por çmimi i tij është sa dyfishi i çmimit të arit. Në shekullin e 18, rrallësia e platinit e bëri mbretin Louis-in e XV të Francës ta shpallte atë si të vetmin metal të përshtatshëm për një mbret. Platini zotëron një rezistencë të lartë nga sulmet kimike, karakteristika të shkëlqyeshme në temperaturë të lartë dhe tipare të qëndrueshme elektriciteti. Të gjitha këto tipare janë shfrytëzuar për përdorim industrial. Platini nuk oksidohet në ajër në asnjë temperaturë, por mund të gërryhet nga cianidet, halogjenët, squfuri dhe nga gërryesit alkalinë. Gjendjet e zakonshme të oksidimit të platinit janë +2 dhe +4. Gjendjet e oksidimit +1 dhe +3 janë më pak të zakonshme.


Historia

Redakto

Platini natyral dhe përzierjet e pasura të tij janë njohur për një kohë të gjatë. Mendohet se metali ishte përdorur nga amerikanët vendas të periudhës Pre-Kolumbiane, përmendja e parë Europiane e platinit shfaqet në 1557 në shkrimet e humanistit italian Julius Caesar Scaliger (1484–1558) si përshkrim i një metali misterioz të gjetur në minierat e Amerikës qendrore mes Darién (Panama) dhe Meksikës. Fjala Platin vjen nga fjala spanjolle platina, të thotë “argjend i vogël”.

Simboli alkimik për platinin është bërë duke bashkuar simbolet e argjendit dhe arit. Platini u shqyrtua nga astronomi Antonio de Ulloa dhe Don Jorge Juan y Santacilia (1713–1773),të dy u caktuan në një ekspeditë gjeografike në Peru që zgjati nga 1735 deri në 1745 nga mbreti Filipi i V. Midis të tjerash, Ulloa vëzhgoi platina del pinto një metal të papnueshëm të gjetur me arin në Granadën e Re (Kolumbi). Piratët anglezë e kapën anijen e Ulloas gjatë kthimit. Mendohet se ai ishte pritur mirë në Angli, dhe madje ishte bërë anëtar i shoqërisë së lartë, ai u ndalua të publikonte ndonjë informacion për metalin që ishte ende i panjohur deri në 1748. Para se kjo të ndodhte Çarls Uood (Charles Wood) në mënyrë të pavarur e izoloi elementin në 1741. Zbulimet më të mëdha janë gjetur në Rusi në 1819, që në shekullin e 20 prodhoi afërsisht 90% të prodhimit botëror të platinit. Për shkak të rrallësisë së tij, vështirësitë e mëdha për ta punuar dhe nevoja për ta përzierë atë me një metal akoma më të shtrenjtë iridiumin, në fund të shekullit të 19 platini ishte përdorur vetëm në disa mënyra të kufizuara për bizhuteri. Kjo ndryshoi në fillim të shekullit të 20 kur shumica e skeleteve të unazave me diamante dhe shumica e bizhuterive të veçanta ishin të bëra pothuajse tërësisht me platin. zlluil


Prodhimi

Redakto

1000 centimetër kub e një platini 99.9% të pastër

Në mënyrë që të përfitohet platin i pastër, minerali dërrmohet në një përmbajtje thërrmijash të pa tretshme në ujë (slurry), dhe pastaj përzihet me një pastrues që përmban grumbullues molekulash. Më pas ajri zien gjatë përzierjes, duke u krijuar thërrmijave të mineralit metalor që të shkëputen nga pjesa tjetër e përzierjes. Ky proces quhet “flotation” (pluskim). Hapi tjetër është shkrirja. Në 2006, rezervat botërore të platinit ishin rreth 217700 kg ose 7 milionë troi ounce. Çmimi mesatar nga viti 1991 deri në 2007 në $ për troi ounce (~$40/g).


Masa paraprake

Redakto

Sipas Qendrës së Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve, ekspozimi për një kohë të shkurtër ndaj kripërave të platinit “mund të shkaktojë acarime të syve, hundës dhe grykës” dhe ekspozimi për një kohë të gjatë “mund të shkaktojë alergji të frymëmarrjes dhe të lëkurës”. Disa përbërje platini përdoren në kimioterapi dhe tregojnë një aktivitet ndalues kundër disa tumoreve. Cisplatini është veçanërisht i efektshëm kundër kancerit të organeve mashkullore, shkalla e shërimit u përmirësua nga 10% deri në 85%. Megjithatë efektet anësore janë të rënda, cisplatini shkakton grumbullime, dëme të pakthyeshme të veshkave dhe të dëgjimit. Si agjentët e tjerë ototoksik, shurdhësia mund të jetë dytësore në bashkëveprimet me melaninën në stria vascularis. Meqenëse platini është katalizator në prodhimin e llastiqeve të silikonit dhe përbërësve të xheleve të llojeve të ndryshme të transplantove mjekësore (të transplantove të gjirit, disqe artificiale për kurrizin,portat hyrëse të enëve të gjakut), mundësitë që platini natyror i lirë të hyjë në trup dhe të shkaktojë efekte të kundërta ka merituar një shqyrtim të hollësishëm. FDA-ja dhe shtete të tjera kanë rishqyrtuar çështjen dhe nuk kanë gjetur prova që ta sugjerojnë toksik platinin natyror.



Përhapja

Redakto

Platini është një mezal shumë i rrallë,gjendet ne sasi vetëm në 0.003 ppb në koren e tokës, dhe është 30 herë më i rrallë se ari. Në qoftë se të gjitha rezervat e platinit do të mblidheshin në një pishinë me përmasa olimpike, do të ishte aq thellë sa të mbulonte deri te kyçi i këmbës. Ari do të mbushte më shumë se tre pishina të tilla. Në 2005, British Geological Survey shpallte se Afrika e jugut ishte prodhuesja kryesore e platinit me pothuajse 80% të ndjekur nga Rusia dhe Kanada-ja. Platini shpesh është gjetur si i pa përzier kimikisht si platin nativ dhe i përzier me iridium si platiniridium.

Platini arsenid, sperrilit (PtAs2), është burimi më i madh i platinit bashkuar me xeherorët e nikelit në depozitat e Sudbury Basin në Ontario, Kanada.



Platini si metal i rrallë

Redakto
Platini si metal irralle por i çmuar ka bërë që reklamuesit ta bashkojnë atë me luksin dhe pasurinë. Kartat e kreditit të platinit kanë privilegje më të mëdha se ato të arit. Dhuratat e platinit janë më të shtrenjtat, të radhitura sipër arit,argjendit dhe bronxit por poshtë diamantit. Për shembull në SHBA një album muzikor që ka shitur më shumë se 1.000.000 kopie do të çertifikohet si PLATIN, ndërsa një album që ka shitur më shumë se 10.000.000 kopie do të çertifikohet si DIAMANT. Edhe disa produkte si, siç janë automjetet me një ngjyrë gri në të bardhë identifikohen si PLATIN. Platini konsiderohet si metal i çmuar, megjithëse përdorimi i tij nuk është i zakonshëm sa ari dhe argjendi. Skeleti i kurorës së Mbretëreshës Elizabet Mbretëreshës Nënë, prodhuar për kurorëzimin e saj si bashkëshorte e Mbretit George i VI, është bërë prej platini. Ishte kurora e parë Britanike që është bërë prej këtij metali të veçantë.
 

Një monedhë e Jugosllavisë dhe një 100$ Amerikanë prej PLATINI

Lidhje të jashtme

Redakto

Shih dhe këtë

Redakto

  Ky artikull nga Kimia është i cunguar. Ti mund të ndihmosh Wikipedian duke e përmirësuar këtë artikull.