Hidrogjeni bën pjesë në grupin e parë, por nuk ësht një metal alkalin. Quhen alkale të gjitha ato substanca që janë të afta të neutralizojne acidet. Kështu që me "alkalin" edhe në ditët e sotme kuptohet ose një metal i grupit të parë ose një bazë. Metalet alkaline shfaqin në përbërjet e tyre gjithmonë numër oksidimi +1. Janë reduktues shumë të fortë, reagojnë vrullshëm me ujin duke reduktuar hidrogjenin. Elementet e këtij grupi manifestojnë vlerat më të ulta te elektronegativitetit: në fakt vetëm humbja e një elektroni i bën të marrin një konfigurim elektronik mjaft të qëndrueshëm, domëthënë identik me atë të gazit të dobët që i paraprin në tabelën periodike.