Fluori është një element kimik, i perfaqësuar nga simboli kimik F dhe numër atomik 9. Është halogjeni më i lehtë dhe ekziston në kushte standarde si një gaz diatomik tejet toksik në ngjyrë të verdhë të zbehtë. Si elementi më elektronegativ, ai është jashtëzakonisht veprues, duke reaguar me të gjithë elementët e tjerë përveç gazeve fisnike.

Fluori- kristal i (CaF2)

Midis elementëve kimikë, fluori renditet i 24-ti për shpeshtësinë në Univers dhe i 13-ti për shpeshtësinë tokësore. I propozuar si element në vitin 1810, fluori doli të ishte i vështirë dhe i rrezikshëm për tu ndarë nga përbërjet e tij dhe shumë eksperimentues të hershëm vdiqën ose pësuan dëmtime nga këto përpjekje. Përpjekjet u shpërblyen në vitin 1886 kur kimisti francez Henri Moissan izoloi fluorin duke përdorur elektrolizën në temperaturë të ulët, e cila përdoret ende për prodhimin modern. Zbatimi më i gjerë i fluroit është në pasurimin e uraniumit, i cili filloi gjatë projektit Manhattan gjatë LDB-së.

Rafinimi i fluorit të pastër është i kushtueshëm, kështu që metodat komerciale përdorin përbërje fluori, me gjysmën e fluoritit të gërmuar që shkon për bërjen e çelikut. Pjesa tjetër e fluoritit shndërrohet në acid fluorhidrik për tu përdorur më pas në rafinimin e aluminit. Molekulat që përmbajnë lidhjen karbon-fluor shpesh kanë qendrueshmëri të lartë kimike dhe termike; përdorimet kryesore të tyre janë si freskues tek frigoriferët, izolues elektrikë dhe në enë gatimi prej tefloni. Preparate farmaceutike si atorvastatina dhe fluoksetina përmbajnë lidhje karbon-fluor.

Joni fluorid (F-) nga shpërbërja e kripërave të fluorit pengon zgavrat e dhëmbëve dhe gjen përdorim tek pasta e dhëmbëve si dhe tek fluoridimi i ujit.

Gazet fluorokarbone janë përgjithësisht serë me potencial ngrohës nga 100 deri në 23 500 herë më të lartë se ai i dioksidit të karbonit dhe SF6 ka potencialin ngrohës më të lartë se çdo substancë e njohur. Përbërjet organofluorike mbesin në mjedis në sajë të forcës së lidhjes karbon-fluor. Fluori nuk dihet të luajë rol në metabolizmin e gjitarëve ndërsa disa bimë dhe sfungjerë detarë sintetizojnë helme organofluorike, të cilat ndihmojnë në zbrapsjen e gjahtarëve.

Karakteristikat

Redakto

Fluori eshte jometal ne grupin e 7A (VIIA). Atomet e fluorit kanë 9 elektrone, një më pak se neoni dhe konfigurim elektronik 1s22s22p5: dy elektrone mbushin shtresën e brendshme dhe shtatë të tjerë në atë të jashtme duke patur nevojë për një elektron më shumë për të plotësuar tetshen.

Izotopet

Redakto

Vetëm një izotop i fluorit gjendet me bollëk në natyrë, i qendrueshmi 19F. Ky izotop ka një ndjeshmëri të lartë ndaj fushave magnetike kështu që përdoret në rezonancën magnetike mjekësore.

Përdorimi

Redakto
 
Elektonet e fluorit

Fluori përdoret për përgatitjen e përbërjeve organike të fluoruara (CFC) si freonet të cilat përdoren në impiantet frigoriferike dhe janë shumë të dëmshme për mjedisin. Gjen zbatim në përgatijen e lëndëve plastike, përgatitjen e pastave të dhëmbëve, teflonit i cili është një përbërje polimere e tetrafluoretenit C2F4. Tefloni përdoret për veshjen e enëve të kuzhinës si tiganë, tenxhere për t’i bërë të qëndrueshme ndaj nxehtësisë.

Referime

Redakto

Lidhjet e jashtme

Redakto

  Definimi i fluorine tek WikiFjalori

Shih dhe këtë

Redakto

  Ky artikull nga Kimia është i cunguar. Ti mund të ndihmosh Wikipedian duke e përmirësuar këtë artikull.