Kristaq Jorgo (1962) është profesor universitar i Universitetit të Tiranës.[1] [2]

Biografia

Redakto

Kristaq Jorgo ka mbaruar studimet e larta për filologji shqipe në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Historisë dhe i filologjisë (1983-1987) e ato pasuniversitare në fushën e letërsisë së krahasuar pranë Universitetit Karl Franzens të Insbrukut , Instituti i Letërsisë së Krahasuar (1988-1900). “Master Diploma in Philosophy” (1990, Universiteti i Insbrukut), “Doktor i shkencave filologjike” me tezën Letërsia shqiptare midis dy Luftërave Botërore. Vëzhgime mbi bazën e teorisë së polisistemit e të ndërtekstorësisë (1995, Akademia e Shkencave e Shqipërisë), Profesor i asociuar (2007, Universiteti i Tiranës). Nga viti 1990 deri në vitin 2007 bashkëpunëtor shkencor pranë Institutit të Gjuhësisë e të Letërsisë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Përgjegjës i Departamentit të Historisë së Letërsisë Shqiptare, anëtar i këshillit shkencor si dhe i redaksisë së revistës Studime Filologjike të këtij Instituti (1998-2006). Prej fillimit të vitit akademik 2007-2008 pedagog i brendshëm i Departamentit të Letërsisë të Universitetit të Tiranës/Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë) si titullar i lëndëve “Hyrje në letërsinë e krahasuar”, “Teori dhe metodologji e komparatizmit”, “Filologji shqipe”.

Jorgo ka një varg angazhimesh akademike ndërkombëtare: studiues i ftuar në Universitetin e Marburgut (1999-2000) e në Universitetin e Napolit “L’Orientale” (2007), anëtar i komitetit për diskutimin e tezave të doktoratës në Fushën e Kulturave të Evropës Lindore (Universiteti i Napolit “L’Orientale”, 2007) dhe pedagog i akredituar i Shkollës Doktorale të Universitetit Shtetëror “Cirili dhe Metodi” të Shkupit (2011-2015). Në lëmenjtë e tij specifikë të kërkimit (letërsia e krahasuar, historishkrimi letrar, ekdotika, raportet mes letërsisë e matematikës) është autor, bashkautor apo redaktor artikujsh e librash studimorë dhe pjesëmarrës në mbi pesëdhjetë kongrese, simpoziume, konferenca e seminare shkencore kombëtare e ndërkombëtare (Tiranë, Prishtinë, Shkup, Napoli, Kozencë, Marburg etj.) Si anëtar i Institutit Alb-shkenca nga fillimet dhe i administratës qendrore të tij, K. Jorgo drejton prej vitit 2015 Seksionin e Shkencave të Filologjisë, të Historisë dhe të Kulturës, bashkorganizon e bashkëdrejton konferencat e këtij seksioni në kuadër të Takimeve Vjetore Ndërkombëtare të Institutit, është anëtar i bordit editorial të revistës AKTET dhe zv. kryeredaktor i revistës ANAS.[3]

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ https://www.fhf.edu.al/wp-content/uploads/2019/02/Cv_Kristaq_Jorgo.pdf
  2. ^ "Kristaq Jorgo - Sa letërsi shqiptare? | FJALA SHQIP". 2020-08-13. Marrë më 2024-11-06.
  3. ^ Mustafa Ibrahimi (red.) Instituti Alb-Shkenca ndër vite 2002-2023 (Monografi), fq. 73, ISBN 9789951518208