Kroi i Kalasë i njohur edhe si Çeshmja e qytetit dhe Çeshmja afër kalasë është një monument i trashëgimisë kulturore që ndodhet afër Kalasë së Vushtrrisë në qytetin e Vushtrrisë.

Çeshmja e Kalasë në Vushtrri

Përmbledhje

Redakto

Besohet se kjo çeshme është ndërtuar në shekullin e XVIII nga Hajredin Pasha, prandaj shpesh këtë çeshme në të kaluarën e kanë quajtur edhe me emrin “Çeshmja e Hajredin Pashës”. Kjo çeshme ka një koritë (një lloj ene e madhe nga guri, në të cilën rezervohet një sasi e caktuar e ujit) e punuar nga guri i latuar dhe i vendosur në tokë si dhe ka një parmak hekuri. [1]

Përveq këtij kroi vendasit e këtij qyteti flasin edhe për 37 kroje publike që dikur kishte në Vushtrri. Krojet shtriheshin duke filluar që nga Kisha ortodokes e Shën Ilisë (afër Urës së Hekurit) e deri te Ura e Gurit, si p.sh: Te kisha ortodokse, te parku, te kalaja, te furra e bukës së çarshisë, të hamami, te ndërtesa e ish-Entit komunal për Çështje Sociale, te xhamia e çarshisë, te Mulliri i Nevzatit, etj. Uji që rrjedhte nga këto kroje ishte i pastër dhe në sasi të madhe. Nga 37 çeshme, deri më sot kanë arritur të mbijetojnë vetëm tri prej tyre, duke përfshirë këtē çeshme afër kalasë, pastaj çeshmja e xhamisë së çarshisë si dhe çeshmja te Mulliri i Nevzatit. [2]

Shih edhe

Redakto

Referimet

Redakto
  1. ^ Grup autorësh (2003) Vushtrria - Viciana me rrethinë, Kuvendi Komunal i Vushtrrisë, Prishtinë
  2. ^ Ismeti, B. (2019) Monumentet e Trashëgimisë Kulturore të Vushtrrisë, Prishtinë, fq. 9.

Lidhje të jashtme

Redakto