Kroketa peshku
Për 4 persona nevojiten:
- 500 g fileta peshku
- 2 qepë të njoma
- 1 spec të kuq të prerë hollë
- tul nga 4 feta buke
- 1 vezë
- 1 filxhan galetë
- ½ tufë majdanoz
- ½ tufë dhiozmë
- 2 lugë supe borzilok të freskët
- kripë e piper
Rregullojmë peshkun me kripë e piper, e mbështjellim në letër alumini dhe e pjekim në furrë të nxehtë, në 200 °C për 15-20 min. E lëmë të ftohet dhe e pastrojmë nga halat.
Presim qepët, majdanozin, specin dhe koprën, i përziejmë me tulin e grirë të bukës, peshkun, vezën dhe borzilokun. Hedhim kripë e piper dhe në vazhdim formojmë kroketa të vogla të rrumbullakëta. I kalojmë në galetë dhe i renditim në një tepsi ku kemi shtruar letër të vajosur. I pjekim në furrë të nxehtë në 220 °C për rreth 10 min. Serviren të ngrohta ose të ftohta, të shoqëruara me sallata të freskëta.