Krushqit janë të ngrirë
Krushqit janë të ngrirë është roman i autorit Ismail Kadare. U shkrua në vitet 1981-1983 dhe u botua në vitin 1986 në një përmbledhje me romane tjera. Për herë të parë vjen nga Shtëpia Botuese "Onufri" si libër më vete. Kjo vepër u frymëzua nga protestat studentore në Prishtinë më 1981. Ndër të tjera, ajo pati si qëllim njohjen e publikut shqiptar, dhe sidomos atij botëror, me terrorin e ushtruar në Kosovë.
Pritja
RedaktoBotimi i romanit në Tiranë, atëbotë, solli në Kosovë dy kumte diametralisht të kundërta: do të shkaktojë mirënjohje entuziaste te komuniteti letrar dhe intelektual i Kosovës, më një anë dhe, më anën tjetër, do të shtojë urrejtjen për Kadarenë te strukturat represive të pushtetit të atëhershëm serb.[1]
Referime
Redakto- ^ Kraja, Mehmet (2016). "Si e ndihmoi Kadareja Kosovën në rrugë letrare dhe politike". Panorama. Marrë më 27 gusht 2020.